Në sheshin “Zahir Pajazi” në Prishtinë, sot është hapur një zyrë e re e Postës së Kosovës, e 145- ta me radhë.
Kryeministri Albin Kurti këtë pikë e shfrytëzoi edhe për dërgimin e një kartoline dhe tha se Posta e Kosovës po ngritët duke ofruar shërbime cilësore, të shpejta e më të lira.
Kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Raci u shpreh se kjo zyrë postare është shembulli më i mirë i një bashkëpunimi ndër institucional.
Raci theksoi se në këtë zyrë ofrohen të gjitha shërbimet postare por edhe ato financiare jo bankare.
Posta e Kosovës së fundmi ka hapur edhe pikën e saj postare edhe në pjesën veriore të Kosovës./KP/Katror.info
Përgatiti:
