Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Akademia diplomatike në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert” në Pejë organizon hapjen e edicionit të dhjetë të Shkollës diplomatike.
Në hapjen e këtij edicioni marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashmte Donika Gërvalla.
Gjatë katër ditëve, ata do të kenë mundësi të diskutojnë mbi rolin e diplomacisë në situata krize. Përmes sesioneve ligjëruese dhe interaktive, do të kontribuojnë në diskutime produktive.
Pjesëmarrësit gjithashtu do të kenë mundësinë të njohin nga afër historinë dhe progresin e Kosovës përmes vizitave në vend./Katror.info