Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita “Dren Maliqi – Spätwerk”, kuruar nga Catherine Nichols.
Ekspozita u hap mbrëmë, ndërsa do të qëndrojë e hapur deri më 30 tetor.
Ministria e Kulturës u ka bërë thirrje të gjithëve që ta vizitojnë këtë ekspozitë.
Kjo ekspozitë prezanton punë nga viti 2003 deri në vitin 2023. Duke përfshirë fotografi, video, piktura, instalacione, postera, pjesë të bazuara në tekste si dhe forma të ndryshme të praktikave pjesëmarrëse shoqërore, punët dëshmojnë vazhdimësitë dhe shkëputjet, periudhat e pjesëmarrjes dhe tërheqjes dhe mbi të gjitha tensionin ndërmjet mendimit dhe veprimit që e karakterizon punën e Maliqit. /Katror.info