Ekspozita “Miss Mary Edith Durham, Mbretëresha e Maleve (1863-1944)” u hap sonte Muzeun Kombëtar të Kosovës në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë.
Kjo ekspozitë, e ideuar nga Muzeu Historik Kombëtar, përmban foto dhe skica të realizuara nga vetë Edith Durham-i gjatë udhëtimeve nëpër viset shqiptare.
Po ashtu, duhet theksuar se Mbretëresha e Maleve shqiptare njohu nga afër dhe ka pasur letërkëmbime me shumë prej personaliteteve të shquara të vendit tonë, si me Ismail Qemalin, Kristo Dakon, Dervish Himën, Mit’hat Frashërin, Pandeli Evangjelin, Faik Konicën, Lef Nosin, Mehmet Konicën, motrat Qiriazi, Aqif Pashë Elbasanin, Hil Mosin, Hoxhë Kadrinë, Bajram Curin etj. /Katror.info