Komuna e Vushtrrisë ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave komunale për studentët vushtrrias për vitin akademik 2024/2025. Aplikimet janë të hapura nga data 18 mars deri më 1 prill 2025, shkruan Katror.info.
Studentët e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar dokumentet e kërkuara, ndërsa kriteret e përzgjedhjes dhe informacionet e plota mbi procesin e aplikimit mund të gjenden në uebfaqen zyrtare të komunës.
Ky program bursash synon të mbështesë studentët në vijimin e studimeve të tyre dhe të lehtësojë barrën financiare për familjet e tyre./Katror.info
Aplikimet mund të bëhen në këtë link.