Panairi tradicional “Gratë e Regjionit të Mitrovicës” është hapur sot në Mitrovicë.
Ky panair tre ditor, organizuar nga “Business Women Mitrovica” dhe mbështetur nga OSCE, sjell produkte dhe prodhime tradicionale nga gratë e të gjitha komuniteteve, duke ofruar një mundësi për të shijuar dhe eksploruar kulturën dhe traditat lokale.
Organizatorët kanë ftuar të gjithë të bashkohen në këtë festë, të ndihmojnë në promovimin e artizanateve lokale dhe të krijojnë lidhje më të forta ndërmjet komuniteteve.
Panairi ofron një përvojë të veçantë kulturore dhe mbështet gratë e regjionit në promovimin e punës së tyre të jashtëzakonshme./Katror.info