Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur thirrjen për propozim të filimit i cili do ta përfaqësojë Kosovën në Akademin e Çmimit OSCAR, për kategorinë e filmave ndërkombëtarë, në gjuhë të huaj.
Sipas QKK-së, në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që shfaqen në kinema, apo VOD platformë.
Kërkesa është e hapur për të gjithë filmat kosovarë që nga 1 dhjetori 2022 e deri më 31 tetor 2023, që janë shfaqur për 7 ditë në kinema.
”Në periudhën kualifikuese dhe gjatë shfaqjes në kinema, filmi duhet të reklamohet dhe shfrytëzohet në atë mënyrë e cila konsiderohet normale dhe e zakonshme me praktikat e shpërndarjes së filmave të dedikuar për shfaqje të parë në kinema (theatrical release). Filmat të cilët, në një formë apo tjetrën, realizojnë shfaqje publike jo në kinema dhe shpërndarje para shfaqjes kualifikuese, nuk do të merren në konsideratë për çmimet OSCAR. Shfaqje publike jashta kinemave konsiderohen të jetë (por nuk kufizohet vetëm në): transmetimi dhe televizioni kabllor, PPV/VOD, shpërndarjet të DVD-ve, shpërndarjet gjatë fluturimeve ajrore, transmetimet në internet etj,.” thuhet në njoftim. /Katror.info
Përgatiti:
