Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze të dislokuar në kampin “Bondsteel”, kontingjent ky që është vendosur në Kosovë një muaj më parë si pjesë e angazhimeve të NATO-s.
Ky dislokim sipas ambasadorit Hargreaves është tregues i qartë se Britania është e përkushtuar për sigurinë e Kosovës por dhe më gjerë.
“Kam pasur kënaqësinë të vizitoja oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze në kampin “Bondsteel” këtë javë. Ata janë atje për të ushtruar një dislokim operativ si Rezerva Strategjike e KFOR-it. Ky dislokim tregon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur angazhimin ndaj NATO-s dhe tregon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hargreaves në ‘facebook’./EO/Katror.info