HBO ka bërë të ditur se do të ketë edhe një serial “Game of Thrones” me skena që ndodhin para atyre në këtë serial.
Ai u pagëzua “Knight of the Seven Kingdoms: The Hedge Knight”.
Ky vendim u mor pas suksesit që arriti “House of the Dragon”.
Seriali bazohet në librat e autorit George R.R. Martin“Egg”.
Siç është bërë e ditur, seriali do të lansohet në shërbimi e quajtur Max, kombinim ky i dhe Discovery+.
Sipas sinopsisit, ngjarjet në “Knight of the Seven Kingdoms: The Hedge Knight” ndodhin një shekull para atyre në “Game of Thrones”. Ato ndodhin në një epokë ku Targaryen ende mban fronin e hekurt, e ku kujtimi për dragoin e fundit ende nuk është shuar.
George Martin është skenarist dhe producnt ekzekutiv i serialit.
Ai ka publikuar tri romane për serialet, për “The Hedge Knight” në vitin 1998, “The Sworn Sword” në vitin 2003 dhe “The Mystery Knight” në vitin 2010.
Sezoni i parë i serialit “House of the Dragon” u lansua në gusht të vitit 2022.
Ndërkaq për serialin e ri “Knight of the Seven Kingdoms: The Hedge Knight” nuk ka të dhëna se kur do të lansohet./Katror.info