Helmeta që piloti i Ferrarit në Formula 1, Charles Leclerc e mbajti gjatë garës në Monako, u shit për një shumë rekorde prej 306 mijë euro.
Gara që do të zhvillohej në qarkun Imola në Itali muajin e kaluar u anulua për shkak të përmbytjeve katastrofike dhe vdekjeprurëse në rajonin Emilia-Romagna dhe për të ndihmuar në rimëkëmbje, RM Sotheby’s mbajti një ankand bamirësie.
Helmeta e Leclerc u shit për një rekord prej 306,000 euro, pra është edhe më e shtrenjtë se helmeta e legjendarit Ayrton Senna, për të cilën blerësi pagoi 162,000 euro në vitin 2019.
Në ankand u shitën gjithashtu kostumi i Monegasque (61,000 euro), këpucët (20,400 euro) dhe dorezat (42,000 euro).
Leclerc nënshkroi helmeten Bell HP77 përpara shitjes. /Katror.info