Zyra për Media e KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se, në kuadër të avancimeve teknologjike, kompania ka zgjeruar shërbimin e pagesave online.
Në këtë menyrë duke ia mundësuar konsumatorëve që faturat e ujit t’i paguajnë edhe përmes pajisjeve mobile me sisteme operative Android dhe iOS.
“Në kuadër të avancimeve teknologjike, me përkushtimin dhe mbështetjen nga Kryeshefi Ekzekutiv dhe Menaxheri i TI-së, si dhe falë punës së palodhshme të kompanisë ‘Informatika’, KRU ‘Hidrodrini’ ka zgjeruar shërbimin për t’i ofruar konsumatorëve mundësinë e pagesës online edhe në pajisjet mobile me sistemet ‘Android’ dhe ‘iOS’”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Krahas mundësive ekzistuese për pagesë online në faqen zyrtare të kompanisë dhe platformën e-Kosova, tashmë konsumatorët mund të shkarkojnë edhe aplikacionin ‘eHidrodrini’ nga Google Play Store për pajisjet Android dhe nga App Store për pajisjet iOS. /Katror.info
Përgatiti:
