Klaidi Sahatçi është violinist shqiptar që po korr sukses në të gjithë botën. Mirëpo, pavarësisht suksesit të madh, ai ka pasur një histori shumë të vështirë jete.
Në një intervistë me televizionin ABC News, Klaidi ka treguar se si fillimisht nisi të studionte violinën që në moshë të vogël. Më tej, pas shumë vitesh studim u largua për në Itali dhe konkuroi si klandestin në Konservatorin Giussepe Verdi në Itali pa dokumenta.

“Meqë kishim pianon në shtëpi atëherë, familja ime ka qene dashamirëse e operas dhe besoj ishte nisur për pianon. Por unë nuk kisha ndonjë preferencë dhe bëra provimin. Profesori Adem Beqiri më pa dhe ma tha: ‘Ti i ke duart e vogla dhe nuk i ke për pianon, kështu që më mirë të bëjmë violinën’
Në vitin 1992, kam qene fillimisht për një Festival me pianisten e famshme Margarita Kristidhi. Kemi shkuar në Algjeri dhe unë përfaqësoja me të Shqipërinë dhe unë isha në Akademinë e Arteve në vitin e dytë. Më pas shkova në Itali. Në fillim kam qene dhe pa dokumente si shumë shqiptarë të tjerë, sepse ishte e vetmja rrugë për të hyrë në Konservatorin Giussepe Verdi. Më kujtohet, ambasada italiane plot me njerëz që në qoftë se nuk kishe njohje, nuk shkoje. Pasaporta ime ka qene violina dhe mora pjesë në një konkurs me të gjithë të tjerët për në Konservator, edhe pse isha klandestin. Më kanë dhënë leje qendrimi mbasi kam fituar konkursin, mbasi kam shkuar në shkollë”, u shpreh violinisti për abcnews.
Violinisti Klaidi Sahatçi vlerësohet për tingullin e tij të bukur dhe të pasur, luajtjen elegante dhe ekspresive dhe përvojën e tij si koncertmaster, recitalist, solist, profesor violine. Ai lindi në Shqipëri, ku filloi studimet muzikore në moshën 6-vjeçare gjatë regjimit totalitar në një vend të izoluar.
Në moshën 20 vjeçare me rënien e regjimit ai u zhvendos në Itali për të vazhduar të pasurojë njohuritë e tij në “G. Verdi” në Konservatorin e Milanos ku pas dy vitesh do të marrë diplomën me notën më të lartë dhe me mirënjohje nderi. Pas kësaj, ai ka studiuar me Salvatore Accardo në “W. Stauffer” Akademia në Kremones dhe me Boris Garlitzky në Lyon në klasa të ndryshme master.
Që nga viti 2012 z.Sahatci është profesor në Universitetin e Muzikës të Zvicrës Italiane në Lugano dhe ka dhënë disa masterklasa brenda dhe jashtë vendit.
Klaidi Sahatçi luan një violinë Antonio Stradivarius, “ex Wieniawski” e vitit 1719 të ofruar nga Mercedes-Benz Zurich. /Katror.info
Përgatiti:
