US News and World Report kohët e fundit publikoi një renditje të vendeve më të mira në botë bazuar në cilësinë e jetës.
Për të renditur 87 vende, në bashkëpunim me Shkollën Wharton dhe Universitetin e Pensilvanisë, u anketuan më shumë se 17,000 njerëz nga e gjithë bota.
Vendet më të mira për cilësinë e jetës u vlerësuan sipas treguesve të mëposhtëm: qasja, tregu i punës, stabiliteti ekonomik, barazia e të ardhurave, stabiliteti politik, siguria, zhvillimi i shëndetit publik dhe sistemi arsimor publik, lidhjet me familjen.
Në vendin e parë të vendeve më të mira për të jetuar është Suedia, një vend ku kostoja e jetesës është mesatarisht 20,9 për qind më e ulët se në SHBA, ndërsa marrja me qira e një apartamenti është 57,5 për qind më e lirë.
Suedia është e njohur për kujdesin shëndetësor falas dhe arsimin universitar, shkruan US News and World Report. Suedezët gjithashtu mburren me jetëgjatësinë, me një moshë mesatare prej 82.8 vjeç.
Prindërit në Suedi kanë të drejtë për 480 ditë pushim të paguar kur bëhen prindër ose pas birësimit të një fëmije.
10 vendet më të mira në botë për cilësinë e jetës
1. Suedia
2. Norvegjia
3. Kanada
4. Danimarka
5. Finlanda
6. Zvicra
7. Holanda
8. Australi
9. Gjermania
10. Zelanda e Re/Katror.info