katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor
    1 hour ago
    Akreditimi – pasaportë për eksport
    4 hours ago
    Nesër hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”
    4 hours ago
    Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    28 minutes ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    2 hours ago
    Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni
    4 hours ago
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mitrovica do të mirëpres 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    3 minutes ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ian Curtis me Joy Division ndikuan që muzika në Angli të mos shndërrohet në estradë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Ian Curtis me Joy Division ndikuan që muzika në Angli të mos shndërrohet në estradë

Last updated: 09/06/2024 9:09 AM
160 Shikime
Shpërndaje
Ian Curtis

Nëse shefi i labeleve të vogla diskografike dhe prezentuesi televiziv, Tony Wilson, do të kishte qenë një njeri më i turpshëm dhe më i frikësuar nga rreziku që bart industria muzikore, bota mund të ishte privuar nga disa prej zhanreve muzikore më të rëndësishme të 40 viteve të fundit.

Në kundërshtim me dorëzimin e këndshëm dhe lëpirjen e këpucëve që është e zakonshme në industrinë e sotme muzikore, një i ri Ian Curtis tërhoqi vëmendjen e kreut të labelit diskografik “Factory Records” nëpërmjet një metode jashtëzakonisht të ndryshme.

Mundesh me e lexu edhe…

Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Wilson, i cili ishte edhe drejtuesi i programit rajonal “Granada Reports” i cili vendosi një ekuilibër jokonvencional midis reporterit tradicional televiziv dhe adhuruesit fanatik të muzikës, mori një letër nga Curtis, figura tashmë e mitologjizuar i cili nuk kurseu as “goditje grushtesh” në letër dhe bëri disa kërkesa shumë të qarta.

I mbushur me fyerje dhe komente të tjera shpifëse, Curtis deklaroi se Wilson nuk ishte asgjë më shumë se një “bastard” për anashkalimin e grupit të tij dhe që nuk i dha Joy Division pak hapësirë në shfaqjen e tij televizive për grupet e reja.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në një kthesë befasuese të ngjarjeve, ai e mori mesazhin me seriozitet dhe me nxitim i ftoi në paraqitjen e ardhshme televizive. “Duke ju përkujtuar se ky është programi i cili i dha paraqitjet e para televizive nga të gjithë, nga Beatles deri te Buzzcocks ( Punk grup nga fundi i veteve 70-a)”, deklaroi Wilson teksa prezantoi zotërinjtë e ri stoikë me veshje të zbehta dhe praktike.

“Ne na pëlqen të mbajmë rrjedhat dhe t’ju mbajmë të informuar për tingujt e rinj në veriperëndim të vendit. Joy Division është tingulli i ri më interesant që kemi hasur në gjashtë muajt e fundit,” prezantoi Willson debutimin e zjarrtë të Joy Divison dhe e bëri Mançesterin vend që do të revolucionarizonte post-punk-un në përmasa që nuk e priste askush.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Anëtarët e Joy Division | Foto: Kevin Cummins

Ajo që Wilson nuk mund ta dinte është se sa i nënvlerësuar ishte ai moment. Tony Willson për një bast në afekt detyrohet që kontratën me Joy Divison ta nënshkruajë jo me ngjyrë, por me pikat e tij të gjakut (literalisht), pikërisht në datën që dy vjet më vonë Ian Curtis do të bënte vetëvrasje.

Fillimisht i projektuar si një klub nate, që do të nxirrte në pah talentet më të ndritura në Mançester dhe zonën përreth, “Factory Records” do të shpërthente nga një shkretëtirë industriale dhe ekonomike për të ndikuar në trendet e botës dhe brezat e idealistëve të rinj që do të pasonin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Joy Division rafinoi kaosin e jashtëm të punk-ut të viteve 1970 në një trazirë të brendshme shqetësuese, duke startuar epokën postpunk e cila do të nxirrte në pah shumë grupe fenomenale që tani konsiderohen klasikë në muzikën moderne. Në mënyrë të rreptë, Joy Division ka ekzistuar vetëm për dy vjet e gjysmë.

I formuar në Salford, për 29 muaj grupi shkroi dhe regjistroi 43 këngë dhe luajti 120 koncerte. Të frymëzuar duke parë Sex Pistols të performonin në Mançester dhe shpërthimi i punk-ut i vitit 1976 shërbeu si një katalizator fillestar për kitaristin Bernard Albrecht, basistin Peter Hook dhe vokalistin Ian Curtis për të formuar një grup – të quajtur përkohësisht “Stiff Kittens”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo u pasua shpejt nga miratimi i emrit Varshavë, i frymëzuar nga kënga “Warszawa” e David Bowie.

Në fillim të vitit 1978, ata e kishin zëvendësuar bateristin e tyre origjinal me Stephen Morris dhe ndryshuan emrin e grupit në Joy Division (zhargon për gratë e burgosura të kampeve të përqendrimit të detyruara në prostitucion nga nazistët).

Joy Division Greatest Hits

Tingulli i tyre ishte qartë i definuar, bas i shquar, melodik, kitarë dhe bateri si ritëm dhe teksturë, tekste komplekse, letrare, dhe shfaqje live mediumiste, hiperaktiviteti spastik i Curtis ndonjëherë ishte në fakt rezultat i krizave epileptike në skenë, (Curtis vuante nga epilepsia).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa shpërthimi punk mund t’i ketë bindur anëtarët e Joy Division të marrin një instrument muzikor dhe të mësojnë veten se si të luajnë, tingulli i regjistruar i grupit tërhoqi nga një gamë shumë më e gjerë ndikimesh, shumë prej të cilave i paraprijnë punk-ut dhe kanë rrënjë kontinentale evropiane dhe amerikane.

Kështu, në mënyrë zanore, Joy Division mban jehonën e “Kraftwerkut” elektronik, “Neu” krautrock, dhe Can eksperimental, grupe këto nga Gjermania, influenca vërehet edhe nga David Bowie, Lou Reed, The Velvet Underground dhe Iggy Pop. Të gjitha tekstet e grupit janë shkruar nga Ian Curtis, i cili ishte një lexues i zjarrtë i shkrimtarëve si Gogoli, Ballard, Dostojevski, Sartre dhe Kafka. Zëri  bas-bariton i Curtis, i kombinuar me bateri të furishme nga Morris, luajtja e shpejtë e kitarës nga Sumner dhe notat e larta të basit të Hook-it, ishin të gjitha pjesë përbërëse e alkimisë Joy Division.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Ian Curtis

Duke pasur parasysh tërë trashëgiminë e rëndë, ekzistenca e Joy Division ishte e përkohshme. Grupi gëzoi dy vjet e gjysmë aktivitet, ata kishin vetëm dy albume, të lëshuara brenda dy viteve, asnjëri prej të cilëve nuk ishte i suksesshëm komercialisht.

Por, ata ndihmuan në fillimin e një epoke të re të muzikës së errët, introspektive, post-punk, jo vetëm pse anëtarët e mbetur më vonë formuan “New Order” njërin prej grupeve më të suksesshëm të viteve 80-ta e që janë aktive deri sot por ata frymëzuan dhe ndikuan edhe në formimin e tingullit të ri te grupet të tilla si The Cure, Radiohead, Interpol, Block Party, U2, Sound Garden, ndër të tjera. Ndërsa ata fillimisht nuk arritën lartësitë kryesore të bashkëkohësve të tyre, ndikimi kulturor i Joy Division depërtoi ngadalë në ndërgjegjen e publikut dhe mbetet i fortë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi debutues i grupit, Unknown Pleasures (1979), u realizua me producentin Martin Hannett për Manchester’s Factory Records me një ambient instrumental parashikues dhe atmosferë zanore që parashikonte konventat e prodhimit që do të vinin. Ai shënoi qëndrueshmërinë e grupeve dhe labeleve diskografike të pavarura që kishin lindur si përgjigje ndaj punk-ut dhe e bëri Joy Division një nga momentet më të rëndësishëm live në Mbretërinë e Bashkuar.

Joy Division- Unknown Pleasures

Ndërtimi i debutimit të Joy Division ka qenë i dokumentuar mirë, me libra të panumërt, biografi dhe madje edhe filma të Hollivudit me buxhet të madh që trajtojnë temën. Seancat e regjistrimit dhe miksimit u zhvilluan në Strawberry Studios në Stockport për tri javë të prillit të vitit 1979.

Për të shpjeguar fenomenin e një albumi debutues kaq të rëndësishëm si, “Unknown Pleasures” (Kënaqësia e panjohur) duhet hedhur një vështrim prapa se si u krijua albumi dhe si krijoi valë artistike që mund të ndihen ende sot.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për inovacionin e tingullit në përgjithësi meritat i shkojnë producentit Martin Hannett, i cili përfshiu disa teknika të pazakonta të prodhimit për të krijuar tingullin e zhytur dhe të zymtë atmosferik të albumit.

Këto përfshinin vonesa digjitale, jehona në shirita dhe mostra të tingujve të botës reale, përplasja e shisheve dhe kërcitja e patateve të skuqura. Hannett madje bëri bateristin Stephen Morris të regjistrojë veten duke spërkatur lëngun e pastrimit për këngën “She’s Lost Control” (Ajo ka humbur kontrollin).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hannett besonte se shmangia e teknikave të ndryshme të studios nga punk rock-u dhe tendencat e tij tradicionale po e pengonin zhanrin.

Përmes theksit të tij mbi zhytjen dhe ndërgjegjësimin hapësinor, puna e Hannett mund të konsiderohet po aq me ndikim sa vetë grupi. Pa kontributin e tij, ka të ngjarë që atmosfera e veçantë dhe e disponuar e albumit nuk do të ekzistonte. “Unknown Pleasures” relizohet më 15 qershor 1979, me anëtarët e grupit të ndarë në opinionet e tyre për produksionin e veçantë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa grupi zakonisht përshkruhet si post-punk, ndikimi i tyre përfshin më shumë sesa trashëgiminë e punkut. Kur foli për The Guardian, producenti i famshëm elektronik Moby vlerësoi bashkimin e instrumenteve tradicionale të Joy Division me sintetizuesit dhe makineritë e baterive, duke përmendur një “kombinim të bukurisë dhe brutalitetit” si një arsye për trashëgiminë e tyre.

Ndërkohë, Dave Keuning nga The Killers, ka cilësuar “të luajturit këndor të kitarës” te Joy Division që ofron një estetikë unike “të ashpër” dhe “të zymtë”. Ai u dha atyre merita për tingullin e The Killers, duke e përshkruar ndikimin e Joy Division në të gjithë albumet e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe pse ekzistencë e shkurtër, për fat të mirë ndikimi duket se ka funksionuar në planin afatgjatë.

Ndërsa po flasim për ndikimin kulturor, kopertina e ‘Unknown Pleasures’ është ndoshta më e dallueshme sesa vetë këngët. Është bërë një fenomen mbarë botëror dhe ka frymëzuar stilistë të panumërt të modës të shekullit të 21-të.

Por, mënyra se si ndodhi mund të duket e pavërejtshme në këndvështrimin e mëvonshëm. Bernard Summer, kitaristi, nxori një grafikë të të dhënave pulsar të vitit 1970 nga Enciklopedia e Astronomisë së Kembrixhit, e cila më pas iu dha projektuesit Peter Saville. Ai përmbysi ngjyrat dhe hoqi çdo tekst të identifikueshëm, duke na lënë me simbolin grafik që të gjithë e njohim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitet që pasuan, veprat artistike të krijuesve si Yohji Yamamoto, Virgil Abloh dhe Jun Takahashi janë ndikuar drejtpërdrejt nga kopertina. Takashi prodhoi pjesë të frymëzuara nga Joy Division në 2009, 2017 dhe 2019. Linjat e paqarta të grafikut të të dhënave pulsar “Unknown Pleasures” vazhdojnë të frymëzojnë, duke filluar nga moda shumë e lartë deri te firmat e shitjes me pakicë.

Closer albumi i dytë dhe përfundimtar i përfunduar pas vdekjes së Ian Curtis është vlerësuar shumë dhe shpesh citohet si vepra më e mirë e Joy Division, duke u konsideruar nga kritikët muzikorë si “xhevahiri i kurorës së post-punk”. Albumi u votua numri 1 në sondazhin e vitit 1980 për Albumet e Vitit të kryer nga revista muzikore NME,  dhe do të renditej si numri 157 në listën e Rolling Stone të 500 Albumeve më të mëdha të të gjitha kohëve.

Joy Division Closer Album

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kopertina e albumit u dizenjua nga Martyn Atkins dhe Peter Saville, me një fotografi të varrit të familjes Appiani në Varrezat Monumentale të Gjenovës të Staglieno. Fotografia është bërë nga Bernard Pierre Wolff në vitin 1978. Dizajni shkaktoi kontradikta pasi përshkruante një temë funerali.

Ian Curtis frontman dhe vokalist i grupit, i cili konsiderohet se ka lënë trashëgimi të palshlyeshme në suksesin që pas punkut muzika në Angli mos të shndërrohet në estradë, në orët e hershme të mëngjesit më 18 maj 1980, bën vetëvrasje. Ai kishte përdorur litarin e larjes së kuzhinës për t’u varur. Ishte dita kur grupi duhet të nisej në turneun e parë në Amerikë.

Në një kuptim, vdekja tragjike e Ian Curtis ishte fillimi i vërtetë i Joy Division. Vdekja e tij shënoi fillimet e marketingut të tyre dhe në të vërtetë komodifikimin e vetë Mançesterit. Edhe pse ata kurrë nuk kanë shkruar tekste në mënyrë specifike për Mançesterin, prania e tyre është e ndërthurur përgjithmonë në turizmin kulturor që tani lidhet me qytetin. Këngët e grupit dhe estetika e tyre e përgjithshme post-punk gotike mbetet thellësisht me ndikim, gjithçka cka ka dalë në Britani viteve të 80 kanë elemente të Joy Division dhe gjurmët e të cilave mund të dëgjohen ende në grupe si Interpol, U2 dhe The National.

Më 30 korrik 1980, 11 javë pas vetëvrasjes së Curtis tre muzikantët e mbetur nga Joy Division, Peter Hook, Steven Morris dhe Bernard Sumner, u ngjitën në skenën e vogël të The Beach Club në Oozits Bar në Shudehill, Mançester. Sumner prezantoi me ironi të hidhët grupin si anëtarët e fundit të mbijetuar të Crawling Chaos (gruppi suportues i tyre). Seti i tyre i shkurtër përbëhej nga vetëm pesë këngë. Duhet të ketë qenë një koncert veçanërisht i vështirë për muzikantët për të luajtur. Vdekja e papritur e Curtis shënoi fundin e parakohshëm të një prej grupeve më të rëndësishme dhe më me ndikim post-punk. Joy Division nuk ishte më./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:AngliIan CurtisJoy DivisionmanchestermuzikepeoplePunkrocktopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Riciklimi i llambave për një botë më të gjelbër
Artikulli i ardhshëm Sot mbyllet edicioni i 24-të i Panairi të Librit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Mitrovica do të mirëpres 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

87 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?