Në mesin e të gjitha emocioneve që ky Botëror po na dhuron, ky i fundit është 3 lojë afër përfundimit.
Sonte në 20:00 do të takohet Argjentina dhe Kroacia e para se kjo ndeshje të zhvillohet Zlatan Ibrahimović ka shprehur mendimet e tij rreth lojëve që do të zhvillohen dhe kush do ta fitojë Kupë e Botës 2022.
Zlatan Ibrahimovic ka thënë se “gjithçka është shkruar tashmë” që Lionel Messi të fitojë Kupën e Botës në përpjekjen e tij të pestë. Sulmuesi i Milnit beson tek ai dhe Argjentina e tij, pasi i ndjek të gjitha ngjarjet nga Doha në Dubai, që nuk është edhe aq larg.
“Unë mendoj se tashmë është shkruar se kush do ta fitojë Kupën e Botës – dhe ju tashmë e dini se kë dua të them. Mendoj se Messi do ta ngrejë trofeun, është e shkruar gjithandej… – tha Ibrahimovic, i cili luajti vetëm dy herë në Botëror.
Nga kampi stërvitor i Milanit në Dubai, Ibrahimovic thotë se Franca dhe Kroacia janë “skuadra kombëtare të forta”, por beson se është e pashmangshme që Lionel Messi të fitojë Kupën e Botës. Ai gjithashtu ka shprehur respekt për Marokun.
“Nuk janë surprizë për mua sepse e dija që para fillimit se ishin të mirë. Dhe në Kupën e Botës çdo gjë mund të ndodhë” – tregoi Zlatan Ibrahimović dhe tha se arritja në gjysmëfinale është një sukses i madh dhe se ata duhet të shijojnë momentin dhe të përdorin adrenalinën./Katror.info