katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Parashikimi i motit: Çka na pret sot?
    1 hour ago
    Bislimi: Sorensen ka vizion të qartë si të ecet përpara
    1 hour ago
    Sot, tentimi i 30-të për konstituimin e Kuvendit
    53 minutes ago
    Prishtina feston sot 26-vjetorin e Çlirimit me ndeshje bamirësie për komunitetin Down Sindromë
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Himni i Kosovës sot mbush 17 vjet
    1 hour ago
    Afrim Muçaj shpallet “Aktori më i mirë” në SEE Film Festival 2025 në Paris
    13 hours ago
    Enver Kosumi, laureat i Çmimit për Demokraci 2024 i ndarë nga KCSF
    16 hours ago
    Përurohet çerdhja e re në Skënderaj
    21 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shkodra Elektronike hap edicionin e 13 të FemArt
    52 minutes ago
    Teatri i Mitrovicës u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Rumani
    13 hours ago
    Greta Thunberg dhe përpjekja e saj për një botë më të drejtë
    23 hours ago
    Dua Lipa do të jetë ylli i Super Bowl-it 2026?
    24 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    2 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    6 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    5 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    6 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    6 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    7 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    7 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ikja e Shaqirit shënon fundin e një epoke në futbollin zviceran
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Sporti n'Katror

Ikja e Shaqirit shënon fundin e një epoke në futbollin zviceran

Last updated: 16/10/2024 2:30 PM
55 Shikime
Shpërndaje
Foto: Sport.ch

Xherdan Shaqiri, muaj më parë i dha lamtumirën angazhimit të tij në kombëtaren zvicerane të futbollit. Në të njëjtën kohë ai shpalli kthimin, pas 12 vitesh, në klubin ku kishte bërë hapat e parë të suksesit të tij futbollistik, në FC Basel.

Me rastin e ndarjes nga kombëtarja të Shaqirit dhe dy bashkëlojtarëve të tij, Sommer dhe Schär, “Nati” ka organizuar mbrëmë në St.Gallen për ta, një përcjellje madhështore. Ishte ky një rast për të bërë bilance dhe vlerësime rreth rolit të pazëvendësueshëm të tyre dhe sidomos të Shaqirit, në skuadrën përfaqësuese të Zvicrës, për të paktën 12 vite, sa ka bartur fanellën e saj, shkruan Albinfo.

Kontributi i madh i Shaqirit me yjet tjerë të futbollit, si Xhaka, Mehmedi, Xhemali viteve të fundit por edhe Rama dhe Behrami pak më herët, kanë luajtur rol të rëndësishëm në afirmimin dhe integrimin e shqiptarëve në Zvicër.

Mundesh me e lexu edhe…

Himni i Kosovës sot mbush 17 vjet

Lorik Cana: Kontributi i Shaqirit, i jashtëzakonshëm

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Xherdan Shaqiri nuk është vetëm thjesht një djalë i ri me origjinë nga Kosova por edhe një zviceran, i cili me talentin e tij ka arritur majat e futbollit botëror, duke luajtur ne klubet më të mëdha të botës. Sigurisht kur kap majat në katër anët e botës duke fituar kupat më të rëndësishme si ligën e kampionëve dhe një rrugëtim kaq të gjatë edhe me përfaqësuesen kombëtare të Zvicrës, është doemos një arritje e jashtëzakonshme.

Kontributi i tij jo vetëm për futbollin zviceran në Zvicër por në përgjithësi për sportin zviceran është i jashtëzakonshëm dhe i pamohueshëm. Ato janë fakte dhe numra, janë performanca, janë vite, të një sportisti që ka bërë të pamundurën që të prezantojë siç është më së miri vendin ku është rritur. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm! Dhe kur përmendet Xherdani në këto 15 vjetët e fundit atëherë mund të themi se ka qenë lojtari kryesor bashkë me Granit Xhaken, të cilët janë emra që përfaqësojnë kombëtaren zvicerane, të cilën e kanë ndërtuar ndër vite duke marrë pjesë në çdo kompetiicion evropian apo botëror me Zvicrën duke u shndërruar në shtylla të ekipit kombëtar.

Meritat e tij janë të jashtëzakonshme edhe  për komunitetin shqiptar që është shndërruar në njërin nga komunitetet më të rëndësishëm në Zvicër. Veç sukseseve në sferën ekonomike, shqiptarët me pasionin e tyre për sportin po shndërrohen në ambasadorë më të mirë të komunitetit shqiptar. Ata tregojnë që komuniteti mund të jetë një vlerë e shtuar e shoqërisë zvicerane prandaj mund themi se këta sportistë kanë  treguar vlerat më të mira të identitetit tonë dhe në të njëjtën kohë kanë bërë që komuniteti shqiptar të jetë vlerë e shtuar e shoqërisë zvicerane.

Arnold Gjergjaj: Shembulli i Shaqirit, udhërrëfyes për të rinjtë tanë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mendoj se Shaqiri ka lënë një impakt të jashtëzakonshëm për vete si sportist dhe si njeri. Është pjesë e historisë zvicerane dhe shqiptare që tregon se si duhet të jemi shembulli më i mirë për të rinjtë tanë, për të besuar në ëndrrat e tyre dhe për t`i arritur ato me shumë punë dhe mund.

Kontributi më i madh është kur ti i jep të gjitha për një ekip, për një qëllim të përbashkët. Mendoj se Shaqiri e ka dhënë shpirtin e tij për të ndihmuar ekipin e vet dhe për t`i thyer të gjitha stereotipat qe kanë ekzistuar në atë kohë për mërgimtarët. Kur do dhe lufton me shpirt, të gjitha arrihen në jetë.

Sa i përket ndikimit të Shaqirit në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Zvicër besoj se ne, sportistët që jetojmë dhe veprojmë në Zvicër kemi gjithmonë një ndikim më të madh, si për mirë ashtu dhe për keq. Prandaj, pikërisht për këtë arsye është ne kemi edhe një përgjegjësi të madhe që duhet ta tregojmë, për të mirën tonë.

Shaqiri ka qenë jashtëzakonisht besnik si shqiptar dhe ka ngritur nivelin e futbollit të Zvicrës në histori.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fidan Aliti: Xherdani, në turnetë e mëdha ka përfaqësuar edhe Kosovën

“Xherdani ka arritur shumë në futboll, jo vetëm në atë të Zvicrës, po edhe jashtë Zvicrës. Ai na ka bërë krenarë të gjithëve shqiptarëve edhe besoj se për imazhin e shqiptarëve në Zvicër ka qenë shumë me rendësi që kishim një lojtar si Shaqiri. Të gjithë kanë treguar respekt ndaj tij dhe i kanë dëshiruar suksese Zvicrës.

Edhe pse ne me përfaqësuesen e  Kosovës nuk kemi arritur të kualifikohemi, ka qenë gjithmonë një pjesë e Kosovës, që gjithmonë, në Evropian ose Botëror, me lojtarë si Xherdani, që na kanë përfaqësuar me krenari”.

(Fidan Aliti është një futbollist profesionist shqiptar i Kosovës që luan si qendërmbrojtës për përfaqësuesen kosovare të futbollit).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përparim Avdili: Shaqiri, “Akullthyesi” i ngritjes së imazhit të shqiptarëve

Xherdan Shaqiri është padyshim futbollisti më i talentuar që ka pasur kombëtarja zvicerane. Përpos talentit, me të cilin ka shkruar histori për këtë vend, ai dhe me karakterin e tij gjithmonë ka qene në qendër të vëmendjes së publikut. Natyrisht që suksesi i ekipit vjen nga i gjithë ekipi përfshirë dhe trajnerin dhe stafin mbrapa. Mirëpo mund të thuhet lirshëm që pa golat e Shaqirit, Zvicra në shumë raste nuk do të ishte aty ku tani është: si një ndër ekipet më të respektuara të futbollit në botë.

Shqiptarët në kombëtaren zvicerane kanë meritat kryesore për fillimin e përmirësimit të imazhit të shqiptarëve në Zvicër. Filluar nga Milaim Rama, pastaj me gjeneratën e Xherdan Shaqirit e deri më sot, me gjeneratat më të reja. Më së voni aty edhe publiku i gjerë kuptoi që shqiptarët janë edhe të talentuar dhe punëtorë. Më pas, mbi këtë rrugë të shtruar vazhduan edhe sukseset tjera që filluan të transmetohen në publikun e gjerë, qoftë ato të biznesit, të kulturës apo edhe të politikës. Pra mund të thuhet që Xherdani dhe shokët e tij ishin akullthyesit, sidomos edhe për faktin se ata kurrë nuk e mohuan identitetin e tyre shqiptaro-zviceran.

Orhan Spahiu: Shaqiri, ndër më meritorët për imazhin e shqiptarëve në Zvicër

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Roli i Xherdan Shaqirit si sportist është i jashtëzakonshëm. Jo rastësisht ai ka luajtur për klube të klasit botëror e që rangohen në toplistë të klubeve më të suksesshme.

Kontributi i tij për skuadrën e kombëtares së futbollit zviceran është shumë i madh. Bën pjesë në grupin e atyre lojtarëve që shpesh e ka vendosur ndeshjen me një aksion të vetëm, sidomos në momente të vështira të lojës, shih lojën kundër Polonisë me golin gërshërë, shih golin në minutat e fundit kundër Serbisë, golin kundër Skocisë në kampionatin e fundit evropian, ku nga një pozitë ku gjasat për një gol mund të jenë ndoshta 1%, ai shënon gol spektakular. 32 golat e tij për kombëtaren e tregojnë rëndësinë e tij shumë të madhe.

Mund te thuhet që është një nga ata që kanë sjellë te shikimi ndryshe i komunitetit tonë në Zvicër. Këtu kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme edhe futbollistët tjerë, si Milaim Rama, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir  Mehmedi, Dzemaili etj. Të gjithë këta me prezencën mediale që kanë pasur për sportin, natyrisht e kanë pasur më lehtë të arrijnë një publik të gjerë, që e ka përshpejtuar procesin e ndryshimit të imazhit. Por kontribut shumë të madh kanë dhëne edhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit tonë të cilët janë shumë të zellshëm dhe kontribuojnë çdo ditë si çdo qytetare tjetër i Zvicrës, duke filluar nga bukëpjekësit që na mundësojnë t’i shijojmë bukët e freskëta herët në mëngjes, për vazhduar te punëtorët e ndërtimtarisë që me duart e tyre çdo ditë e ndërtojnë dhe e mirëmbajnë Zvicrën, pa marrë parasysh motin. Natyrisht kontribut shumë të madh japin çdo ditë edhe ata e ato që janë në pozita të larta nëpër institucione shtetërore dhe ndërmarrje ekonomike private.

(Orhan Spahiu është kryetar i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës)

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shkodran Osmanaj: Shaqiri, frymëzim për gjeneratat

Mendoj që kontributi i Shaqirit për kombëtaren e Zvicrës është i padiskutueshëm. Vetëm nëse e shikojmë, prej kohës që Shaqiri luan për Zvicrën, kombëtarja e saj është kualifikuar në të gjitha turnetë dhe po thuajse e ka kaluar gjithmonë grupin. Shaqiri kishte impakt të madh në gjithë këtë dhe na bëri krenarë me golat e tij në të gjitha kompeticionet ku mori pjesë. Mendoj se ishte frymëzim për gjeneratën e tij e po ashtu edhe për gjeneratat më të reja.

Meritat e Xherdanit për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Zvicër janë po ashtu të mëdha. Ai tregoi ne fushë se ne si popull dimë të luftojmë dhe t`i fitojmë gjërat me djersë dhe meritë! Mendoj që Xherdani me shokë na ka liruar prej paragjykimeve që na kanë ngarkuar në të kaluarën. (Shkodran Osmanaj është kontrabasist)./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:FutbolliNational TeamshaqiriSporti n'Katrortop3tophome2Zvicrra

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Froni ikonik i Game of Thrones shitet në ankand për 1.4 milionë dollarë
Artikulli i ardhshëm Shqipëria, 66 vjet anëtare dhe me 9 pasuri në UNESCO

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Sporti n'Katror

Formacionet zyrtare, Letoni – Shqipëri: Sylvinho me tri ndryshime nga ndeshja e fundit

15 Shikime
Sporti n'Katror

Nora Gjakova synon një post të rëndësishëm në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos

7 Shikime
Sporti n'Katror

FIFA njofton se tri rregulla të reja do futen në Kupën e Botës për Klube 

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?