katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Të rinjtë angazhohen për ajër të pastër në takim me Ministrinë e Ekonomisë
    58 minutes ago
    Terras i bën thirrje BE-së të heqin masat ndëshkuese ndaj Kosovës
    1 hour ago
    BE-ja mbështet gratë në vendin e punës në Kosovë
    2 hours ago
    Rama Duwaji, kush është Zonja e Parë e re e New Yorkut nga brezi Gen Z?
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    KE vlerëson përparimin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale
    2 hours ago
    Shqipëri–Kosovë: Kalim kufitar pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026
    1 day ago
    Prishtina Kino Kabaret 2025 hap dyert për të rinjtë krijues
    2 days ago
    Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve për piano të Beethovenit
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Macaulay Culkin rikthehet në rolin ikonik si Kevin McCallisteri i filmit “Home Alone”
    4 hours ago
    Rita Ora flet shqip për një arsye të veçantë
    4 hours ago
    Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje prestigjioze në Itali
    7 hours ago
    “Paddington the Musical” sjell arushin e dashur në skenë
    18 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    1 day ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    1 week ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    1 week ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    1 day ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    2 days ago
    Kombinimi i mjaltit dhe i kanellës sjell disa përfitime
    2 days ago
    Dobitë shëndetësore të farave të kungullit
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kabina lundruese në Grenlandë që ofron një përvojë unike
    4 hours ago
    Vendet më të lidhura me natyrën, sipas një studimi të ri ndërkombëtar
    18 hours ago
    Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
    6 days ago
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Ikona e plagosur” dhe ikona e letrave tona, Mira Meksi
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

“Ikona e plagosur” dhe ikona e letrave tona, Mira Meksi

Last updated: 05/11/2025 12:49 PM
16 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror

Teksa bisedonim me Mira Meksin rreth një novele të saj, ajo më pohoi:
“Kam shkuar shpesh aso kohe në Venecia, sepse mblidhja materiale për novelën Hakmarrja e Kazanovës. Kam lexuar, mbi të gjitha, legjendat dhe mitet e vjetra të qytetit të ujit, disa prej të cilave përmendnin jo vetëm rrugët me emrin Albanesi, por edhe një shkollë shqipe të çelur shumë shekuj më parë dhe plot gjëra interesante. Më mrekullonin lidhjet historike të tejvjetra, që shpjegoheshin me Albania Venetican, rrënjët e përziera mes dy popujve. S’kam lënë rrugë e rrugicë pa shkelur, duke u vënë pas miteve. Ishte koha kur, e kthyer nga Meksika, botoja novelën Pa zemër në kraharor, me kafkën prej sheqeri të Carlos Fuentesit, që ishte shuar para pak kohe, në Natën e të Vdekurve. Unë, ndonëse jam qepur fort pas realizmit magjik, nuk shkruaj dot pa i parë vetë vendet për të cilat shkruaj. Siç thoshte i madhi Borges: Mos shkruani për gjëra që nuk i njihni.”

Dhe një herë tjetër, teksa punonte për romanin Ikona e plagosur, më shkruante:
“Do ta shoh (një shkrimin tim) nesër me kujdes, sepse ndodhem në Valencia, në manastirin ku është varrosur Donika Kastrioti, duke ngrënë tonelata pluhuri në arkivin e tyre.”

Kushdo e ka të qartë se çdo shkrimtar, ashtu siç ka stilin e vet, ka edhe një mënyrë të të shkruarit, që zakonisht është ajo e uljes para kompjuterit në një dhomë të rehatshme. Por a mund të gjendet qoftë edhe një rast i vetëm që ai, e sidomos një femër, të bredhë qytet më qytet, shtet më shtet, institucion më institucion, arkiv më arkiv, bibliotekë më bibliotekë, duke humbur kohë, humor e para, dhe duke u përballur me një pafundësi pengesash, vështirësish e kokëçarjesh, sikurse bën shkrimtarja Mira Meksi në të gjitha romanet e saj — çka duket qartazi edhe te ky i fundit?

Mundesh me e lexu edhe…

Romanet e Mirës nuk janë “limonadë” që krijohen thjesht falë talentit që autori ka. Ato, duke rrokur tema të një rëndësie të madhe, kryesisht të marra nga historia e popullit tonë, kërkojnë seriozitet, erudicion, përkushtim, vullnet, këmbëngulje, durim e përgjegjësi qytetare — cilësi që kjo shkrimtare, për fatin e letërsisë sonë, i ka si rrallëkush.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E tillë është edhe ajo çka shtjellohet në këtë roman, që thuajse në çdo faqe merr karakter studimor, për të mos thënë edhe historik. Vetë historia jonë i detyrohet shumë periudhës postskënderbejane, dhe në fund të fundit, pas pesë shekujsh, ajo asnjëherë nuk mund të jetë katërcipërisht e saktë. Do të ketë, pa tjetër, edhe pasaktësi apo subjektivizma, për arsye të kuptueshme.

Prandaj, një libër si ky, që i qëndron më afër të vërtetës edhe pse i alternuar me veshje letrare, e mbush disi këtë boshllëk dhe për lexuesin tonë krijon fizionominë e atyre ngjarjeve, i nxjerr nga anonimati personazhet e asaj kohe dhe na e sjell afër atmosferën sunduese, pa lënë mënjanë marrëdhëniet e tyre apo aleancat me oborret e mëdha evropiane.

Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të re, pasi subjektivizma ka edhe kur janë shkruar historitë e popujve të tjerë. Aleksandër Duma (ati) kishte mendimin se historia duhet parë si sfond për aksionet dhe aventurat e personazheve. Madje, kur ai pyeste “Ç’është historia?”, përgjigjej vetë: “Është gozhda ku unë var romanet.”

Te popujt e ndryshëm janë glorifikuar heronjtë, janë mitizuar mbretër e perandorë dhe janë dhënë përfundime kontradiktore për të njëjtën çështje. Kështu, fjala vjen, vetëm për betejën e Borodinos të 7 shtatorit të vitit 1812, ndeshim dy fitues: Napoleonin nga ushtria franceze dhe Kutuzovin nga ajo ruse — dhe këtë nuk e gjeti dot as vetë Leon Tolstoi. Hajde merre vesh sesa e vërtetë është qëndresa e 300 spartanëve në Termopile, tradhtia e Anopeas, ose ato jetëshkrimet e Plutarkut te Jetët paralele.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Na jep Salusti një histori sipas së cilës Tit Man Torkuati në vitin 340 p.e.r. ekzekutoi të birin, pasi ai theu urdhrin e tij duke dalë nga radhët për t’u ndeshur me një luftëtar armik. Por sa e vërtetë është kjo, kur ky autor ishte i kohës së Cezarit, pra tre shekuj më pas? Ose ai Milosh (Mirash) Kopili që vrau sulltan Muratin në betejën e Fushë-Kosovës (Fusha e Mëllenjave) në vitin 1389, në kohën e Lidhjes së Llazar Hrebeljanoviçit — edhe pse ishte shqiptar, pretendohet se ishte serb, e kështu me radhë.

Kujtoni çfarë ndikimi negativ me gënjeshtra ka luajtur letërsia në kurriz të historisë për popullin tonë. Justin Godarti te Ditarët shqiptarë shkruan:
“Letërsia e ka shtrembëruar të vërtetën… Ajo na ka gënjyer për shqiptarët, duke na i paraqitur ata si cuba dhe njerëz të egër. Na ka gënjyer për grekët, duke i pasqyruar ata si burra trima dhe të ndershëm.”

Këtë e ka bërë shpesh edhe letërsia serbe, gjë që nxit urrejtje mes popujve. Kurse Mira Meksi absolutisht nuk ecën në këtë linjë; ajo, për aq sa merret në romanin e saj me intrigat e fqinjëve tanë për të penguar misionin e Arbërit dhe Norës, na njeh edhe me personazhe të drejtë, të ndershëm dhe objektivë të atyre vendeve.

Po cili është ky mision që ky çift historianësh relativisht të rinj ka ndërmarrë? Ka një thënie të bukur të Senekës së Ri: “Kujtimi për njerëzit e mëdhenj ka për ne një rëndësi jo më të vogël sesa prania e tyre e gjallë.” Dhe ata, sikur të ishin frymëzuar nga kjo thënie, nisen në kërkim të gjurmëve të një njeriu më shumë se të madh — heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut — me bindjen e artikuluar nga Nora se “Mendoj se, njëlloj si e ardhmja, edhe e shkuara, në të vërtetë, është një masë e errët që ndoshta mund të ndriçohet nga vështrimi ynë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Autorja, qysh në hyrje, na thotë se “Kur historia s’ka zë, letërsia i huan zërin e saj, shpesh të fuqishëm.” Vetë ajo është frymëzuar nga një studim i historianit valencian Daniel Benito Goerlich, ndërsa çifti shqiptar i romanit nga një gjetje në baulen e vjetër të gjyshit të Arbërit, At Isaisë, i vdekur në internim nga gjermanët dhe i mbiquajtur “prifti me kobure”, ngaqë kishte luftuar me armë pushtuesit.

Kjo ishte një miniaturë dhe, sipas shkrimit poshtë saj: “Ikona bizantine e Shën Mërisë së Strehës së Mëkatarëve”, e cila mund të fshihte brenda trupit të saj ndonjë kumt, simbol, dokument apo diçka materiale tepër të rëndësishme. Dhe misterin e saj e shtonte edhe një e prerë në formë V-je, shkaktuar, sipas hamendjeve, ose nga armiqtë e Zotit, ose nga ikonoklastët (kundërshtarë të kultit të ikonës).

Mirëpo rrethanat kishin sjellë që kjo ikonë të mbetej në zotërim të Skënderbeut, në lidhjen për mbrojtjen e katolicizmit, dhe pas vdekjes së tij në duart e të shoqes, Donika Kastrioti Arianiti. Kur kjo, zonja e parë historike — siç e quan autorja e romanit — së bashku me shpurën e saj shkon në Itali, ku te Ferrante i Parë i Napolit e quajnë Scanalibeca, e merr me vete ikonën e Kastriotëve si diçka tepër të shenjtë.

Tani autorja, duke vënë në veprim fantazinë e saj, e nis çiftin në ndjekje të kësaj zonje historike, djalit të saj Gjonit dhe nipit Alfons, të cilin gjyshja e kishte caktuar si “rojtarin e ikonës së Shën Mërisë së Strehës së Mëkatarëve”, e cila nga ana e saj përfaqësonte vetë shpirtin e Kastriotëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për ta bërë sa më të lehtë, pse jo edhe më të besueshëm, udhëtimin e tyre, Mira shpesh i bashkon kohët dhe personazhet. Ky bashkim bëhet aq natyrshëm, sa lexuesi jo vetëm që s’e ndien, por edhe sepse i duket se është vetë ai që merr pjesë në vizitat e Napolit, Valencias dhe Athosit, me të cilat lidhet si fati i Donikës, ashtu dhe i vetë ikonës.

Romani, me informacionet e pafundme që jep për historinë, traditat, zakonet, fetë, manastiret, kulturën, bibliotekat, artet, arkitekturën, urbanistikën e deri kulinarinë — për të mos thënë edhe për lugët e pironjtë — shpesh të sugjestionon aq sa kapërcimet në kohë e deri dashuritë e personazheve që nuk janë takuar ndonjëherë, duken mëse normale.

Mira, me gojën e personazheve kryesore, thërret në ndihmë edhe filozofët, siç bën me Cassirer dhe Bergson, të cilët me “…teoritë e tyre japin shumë hipoteza mbi dimensionet e ndryshme të kësaj marrëdhënieje. Filozofë të sotëm flasin për mundësinë e ekzistencës së të çarave apo krisjeve në rrjedhën e kohës dhe mundësinë relative për të udhëtuar në të shkuarën apo në të ardhmen.”

Dhe të gjitha këto janë në funksion të qëllimit kryesor, i cili të mban në tension gjatë gjithë romanit. Mirëpo ngjarjet janë aq të ngërthyera, sa për të mos i ngatërruar, duhet të jesh shumë i vëmendshëm, pasi aty ka personazhe, vende dhe data të shumta. Mendoni pastaj sesa përpjekje dhe mund i është dashur vetë autores Mira Meksi për t’i hedhur në letër ato pa asnjë pasaktësi. Kjo, mesa duket, është edhe arsyeja që e bëri dikë të shprehet: “Përfytyrimi lind romancierë, mungesa e tij — lexues.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Veçse, për të qenë plotësisht të drejtë, duhet theksuar se ky roman nuk është i destinuar për çdo lloj lexuesi. Ai duhet të jetë patjetër një lexues elitar, që ta shijojë atë dhe të kuptojë se çfarë Everesti ka kapërcyer pa bombola oksigjeni kjo autore kaq dinjitoze.

Gjithmonë në kërkim, çifti i historianëve shqiptarë arrin në përfundimin se edhe varri i Skënderbeut mund të jetë fshehur në ikonën e plagosur — pra ai qenkej çvarrosur nga Lezha që të mos binin eshtrat e tij në dorën e ushtarëve turq. Gjithashtu, ata mendojnë se kishte të drejtë profesori Castelnuovo, sipas gojëdhanës se e çara në fytyrën e Shën Mërisë do të zhdukej vetiu vetëm kur në Arbëri të ktheheshin bijtë e Krishtit.

U munduan pasuesit e Skënderbeut, por nuk ia dolën, pasi egërsia e turqve në Ballkan (Haemus) qe e pashembullt. Ja si e përshkruan atë monarku bullgar Isai Svjatogorec:
“Disa masakroheshin, të tjerët ktheheshin në skllevër, ndërsa me ata që qëndronin në atdheun e tyre bënte kërdinë vdekja nga uria. U shkretua toka, njerëzit ishin privuar nga çdo pasuri, vriteshin të pafajshmit, grabiteshin bagëtia, zhdukeshin njerëzit. Në të vërtetë, atëherë të gjallët i kishin zili ata që kishin vdekur qyshkur.”

Vizita e Arbërit vijon deri atje ku ishte bërë ikona që kërkonin, pra në malin Athos, në manastirin serb të Hilandarit, ku tentativa e një murgu arbëror për ta nxjerrë nuk i kishte shpëtuar syrit të ushtarit të sertë turk, i cili e kishte dhunuar me një thikë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por ndjekja e përndjekja vazhdon edhe pas pesë shekujsh nga ana e dy serbëve, Darko Nikoliç dhe Bojan Dordeviç, që kërkonin të dështonte misioni dhe që na kujtojnë misionarët jugosllavë Popoviç e Mugosha. Ata nuk mund të pajtoheshin me gjenialitetin e heroit që nxori nga gjiri i tij populli ynë dhe të cilin Papa Nikolla i V-të e dekoroi me titullin “Luftëtar i Parë i Krishtit”, e të cilit Papa Kalisti i III-të i shkruante: “Nuk do të ketë njeri në botë i cili të mos ngrejë në qiell madhështinë e meritave tuaja dhe nuk mund të shprehte fjalët më të mira për fisnikërinë tuaj në çështjen e mbrojtjes së qytetërimit të krishterë.”

Atij Skënderbeu, të cilit Papa Pali II, pasi e priti me të gjitha nderimet që i takonin, i dhuroi, krahas shpatës dhe përkrenares, edhe relikten e drurit — ashklën nga Kryqi i Shenjtë. Arbëri, me ndihmën e dashamirësve, saktësoi varret e Reposhit dhe Gjon Kastriotit, por aty u sakrifikua murgu Sava, dhe e gjithë kjo sepse serbët tentonin ta shpallnin si Vojsavën dhe të shoqin, ashtu edhe vetë Gjergj Kastriotin, serbë.

Por ishin bërë plot zbulime, që nga Napoli, Valencia e deri në Athos, ku njëkohësisht një murg i besuar, Cirili, u tha se varri i Skënderbeut dhe i Gjonit nuk ndodhen më në Kishën e Pirgut të Arbrit, por në sarkofagun e Stefan Nemanjës në Hilandar.

Sa pista hap ndonjëherë, qoftë edhe një vepër e vetme, si kjo e të mençurës Mira Meksi, që ka zbatuar si askush më parë atë postulatin e nismëtarit të teatrit absurd, Eugjen Jonesko:
“Letërsia është një deshifrim i të pathënave.”

/Katror.info

TAGGED:ikona e plagosurKatrori ytletratMira Meksi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm KFOR: Gjeneralët diskutuan sigurinë në Kosovë
Artikulli i ardhshëm iOS 26.1 dhe iPadOS 26.1 tani në dispozicion për përdoruesit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Katror: 3 vite dëshmi që e mira ka vend në media

80 Shikime
Katrori YT

Ju që synoni pozitën dhe ju që doni me mbet’ në opozitë – nuk kemi vend të dytë!!!

95 Shikime
Katrori YT

Gjuhësi, rock & metal e ekspozita – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

52 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?