Ikonat e emisioneve të netëve të vona, Stephen Colbert, Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel, Seth Meyers dhe John Oliver, po bashkojnë forcat për të sjellë një podkast të ri të titulluar “Strike Force Five”.
Sipas njoftimit të platformës, Spotify, podkasti do të ndajë “bisedat private” të mbajtura midis nikoqirëve, të cilët filluan të takohen çdo javë gjatë muajit maj, pasi greva e Shoqatës së Shkrimtarëve të Amerikës (WGA), filloi të diskutonte “kompleksitetin pas grevave të vazhdueshme të Hollywood-it”.
Të ardhurat e krijuara nga podkasti do t’i shkojnë stafit të papunë të emisioneve përkatëse të drejtuesve – “The Late Show with Stephen Colbert”, “The Tonight Show with Starring Jimmy Fallon”, “Jimmy Kimmel Live, Late Night with Seth Meyers, ” dhe “Last Week Tonight with John Oliver”.
Disa nga këto emisione kanë transmetuar episode të përsëritura për gati katër muaj tani, ndërsa negociatat midis WGA-së dhe AMPTP (Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit), po vazhdojnë të zvarriten.
Në prag të grevës së shkrimtarëve në fillim të majit, Colbert trajtoi mundësinë e një greve në monologun e tij hapës kur shfaqi një foto të të gjithë ekipit të tij, duke thënë se “shfaqja nuk do të ishte e mundur, pa ta”, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.
Prezantuesi shprehu mbështetjen e tij për sindikatat, ani pse tha se shpresonte se mund të shmangej një grevë.
“Unë gjithashtu mendoj se kërkesat e shkrimtarëve nuk janë të paarsyeshme”, pati thënë ai.
“Strike Force Five” do të nisë të mërkurën dhe do të jetë i disponueshëm në shumicën e platformave kryesore të podkasteve.
Spotify njoftoi se podkasti do të zgjasë për të paktën dymbëdhjetë episode, ku secili prezantues do të shërbejë si moderator i rradhës./Katror.info