Astronauti i agjencisë amerikane të hapësirës NASA, Matthew Dominick, i cili ndodhet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) si pjesë e ekuipazhit të Expedition 71, fotografoi Hënën dhe aurora borealis nga një lartësi prej 400 kilometrash mbi Tokë.
“Aurorat kanë qenë të mahnitshme për disa ditë. Ishte një mundësi e shkëlqyer për të provuar lentet që mbërritën në Cygnus”, ka shkruar Dominick në rrjetin social X, transmeton Telegrafi.
Cygnus është një anije kozmike mallrash Northrop Grumman që arriti në ISS më 6 gusht.
Dominick dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit të Expedition 71 dëshmuan aurorën e fuqishme gjatë ditëve të fundit, e cila ndodh kur grimcat e ngarkuara të Diellit ndërveprojnë me molekulat e gazit në atmosferën e Tokës.
Timelapse of the moon setting into streams of red and green aurora followed by a sunrise lighting up Soyuz with a light blue.
The aurora have been amazing the past few days. Great timing for trying out a new lens that recently arrived on Cygnus.
15mm, T1.8, 1/3s exposure,… pic.twitter.com/otFv5pZ6vd— Matthew Dominick (@dominickmatthew) August 12, 2024
Molekulat e gazit lëshojnë dritë kur arrijnë një nivel energjie më të lartë se normalja, kështu që molekula të ndryshme lëshojnë ngjyra të ndryshme drite. Për shembull, jeshilja është rezultat i oksigjenit.
Videot e Dominick tregojnë ngjyrat jeshile dhe të kuqe.
“Hëna po lëviz drejt horizontit për të perënduar midis aurora borealis të kuqe dhe jeshile. Jam shumë i lumtur që kam kapur këtë moment”, tha ai.
Aurorat e kuqe dhe jeshile të ngjyrosura nga drita e hënës janë fotot më të fundit të Dominickut si pjesë e misionit SpaceX Crew-8. Vizita e tij përkon me kulmin e aurorës dhe i lejon atij të bëjë shkrepje të shkëlqyera, ndërsa Boeing Starliner, SpaceX Crew Dragon ose Soyuz rus janë në sfond.
Dominick kohët e fundit tha se ai mori rreth 200 mijë imazhe nga ISS gjatë misionit gjysmë-vjeçar. Ai mori shumë prej tyre në kohën e lirë, megjithatë, si të gjithë astronautët, ai bën fotografi me qëllim të vëzhgimit të Tokës dhe mirëmbajtjes së ISS. /Katror.info