Komiteti Paralimpik i Kosovës do të jetë pjesë e 184 shteteve pjesëmarrëse në
Lojërat paralimpike botërore.
Në ambientet e Presidencës së Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i dorëzoi sot flamurin e shtetit të Republikës së Kosovës paraatletit Grevist Bytyqi, i cili do të përfaqësojë vendin në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”.
Në një komunikatë për media thuhet se ky moment shënon një hap historik për sportin paralimpik në Kosovë, duke qenë hera e parë në histori që vendi përfaqësohet në këtë ngjarje madhështore ndërkombëtare.
Në takim me delegacionin e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Presidentja Osmani shprehu entuziazmin dhe krenarinë për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Nëpërmjet dorëzimit të këtij flamuri, dua të
mbështetjen e gjithë popullit të Kosovës për këtë përfaqësim. Të gjithë do të brohorasim për ty, të gjithë do të jemi me ty.
Jemi krenarë që Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Paralimpike,” theksoi Presidentja Osmani
Sipas komunikatës, Presidentja Osmani gjithashtu nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit
të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, të cilin e konsideroi si një sukses historik për vendin që dha mundësi për këtë përfaqësim.
Nga ana tjetër, presidentja e KPK-së, znj. Njomza Emini, shprehu falënderimet dhe krenarinë e saj për punën e palodhur të Komitetit dhe të gjithë atyre që kontribuuan, përfshirë trajnerin Adrianin,
dhe gjithë të tjerët që bashkë arritëm deri tek ky moment i veçantë.
“Ky moment është fryt i përpjekjeve tona të përbashkëta, i betejave të fituara dhe mbi të gjitha, i besimit në vlerat që përfaqësojmë si lëvizje paralimpike,”_ u shpreh znj. Emini.
Ekipi i Kosovës, nën koordinimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës, me 28 gusht, do të debutojë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”. /Katror.info