katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    6 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    7 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    6 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    7 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    7 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    6 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    22 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    22 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    22 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: INDEP bën thirrje për rishikim dhe transparencë për tarifat e energjisë elektrike
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

INDEP bën thirrje për rishikim dhe transparencë për tarifat e energjisë elektrike

Last updated: 02/04/2025 3:13 PM
64 Shikime
Shpërndaje
Foto: Buletini Ekonomik

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar një analizë të detajuar mbi raportet konsultative të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe metodologjinë e ndjekur në përshtatjet vjetore të të hyrave të lejuara për ndërmarrjet energjetike.

Në këtë analizë, INDEP kërkon rishikim të strukturës tarifore, një vlerësim më të thelluar të ndikimit të liberalizimit të tregut dhe më shumë qartësi mbi devijimet metodologjike në raportet e ZRrE-s, dhe mungesën e transparencës në raportet e ZRrE-së.

Një nga çështjet kryesore të ngritura nga INDEP është mungesa e një propozimi konkret për strukturën e re tarifore.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Sipas analizës, ndarja e paralajmëruar e një shtrenjtimi prej rreth 15% nuk është bërë e qartë për publikun, duke kufizuar mundësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e konsultimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Debati mbi tarifat e energjisë është i kahershëm, me INDEP që ka qenë një kritik i vazhdueshëm i ndryshimeve të bëra ndër vite:

• 2017 – “ZRrE heq bllok-tarifën. INDEP kundërshton me shkrim, duke paralajmëruar se kjo do ta nxisë rritjen e konsumit të energjisë.

• 2022 – ZRrE konfirmon se “heqja e bllok-tarifës ka rritur konsumin” dhe e rikthen atë, por jo sipas modelit të propozuar nga INDEP (me tre shkallë: deri 600 kWh, 600–1200 kWh, dhe mbi 1200 kWh), por sipas modelit të mbështetur nga grupi parlamentar i LVV (deri 800 kWh dhe mbi 800 kWh).

• 2025 – Edhe vetë Ministrja e Ekonomisë tashmë ka kërkuar që struktura të ketë më shumë blloqe. Për këtë arsye, INDEP e ka përsëritur kërkesën për zbatim të modelit të vet, i cili njeh konsumin bazik të nevojshëm dhe përfshin të gjithë qytetarët në tranzicionin drejt energjisë së qëndrueshme”, thuhet në raport.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përveç tarifave, INDEP ka ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e liberalizimit të tregut në çmimet për konsumatorët. Sipas organizatës, raportet e ZRrE-së nuk ofrojnë një analizë të qartë mbi këtë aspekt, duke e lënë të hapur ndikimin e këtij ndryshimi në faturat e qytetarëve.

Gjithashtu, analiza identifikon probleme në përcaktimin e kostove operative, normave të interesit dhe çmimeve të importit të energjisë. Një tjetër pikë kritike mbetet trajtimi i shpenzimeve shtesë për veriun e Kosovës dhe shërbimet ndihmëse.

INDEP thekson rëndësinë e përfshirjes së publikut në procesin e vendimmarrjes dhe kërkon që çdo rritje e mundshme e tarifave të bëhet transparente për qytetarët, duke shpjeguar se mbi çfarë baze metodologjike është vendosur dhe për cilat kategori konsumi do të zbatohet.

Instituti ka bërë thirrje që raportet e ZRrE-së të përmbajnë më shumë detaje dhe të jenë të qasshme për publikun e gjerë, duke rritur transparencën dhe besueshmërinë e procesit të vendimmarrjes në sektorin e energjisë.

Analizën e plotë dhe rekomandimet e INDEP mund t’i lexoni në këtë link. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Temperatura të larta sot në Kosovë
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si të kujdeseni për lëkurën pas plazhit: Këshilla të dobishme për fytyrën dhe trupin
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Veshje të zeza nga koka te këmbët – Po, edhe në pranverë!
TAGGED:analizaEnergjia ElektrikeindeplajmeZRRE

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Zbulohen dy skulptura të përmasave reale gjatë gërmimeve në Pompeii
Artikulli i ardhshëm “Unë jam Bleta Rexha, më pëlqen të këndoj opera e pop”, eseja e Bebes së vogël bëhet virale

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Temperatura të larta sot në Kosovë

11 Shikime
Lajme

Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë

7 Shikime
Lajme

KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?