Instituti Atomi i cili identifikon dhe përkrah personat me inteligjencë të jashtëzakonshme në Koovë, është certifikuar nga Këshilli Botëror për Fëmijë me Dhunti e Talente (World Council for Gifted and Talented Children – WCGTC), raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftim thuhet se kjo është një arritje shumë e rëndësishme për një organizatë nga Kosova, e cila bën punë profesionale të krahasueshme me organizatat homologe botërore, megjithëse me resurse të kufizuara financiare e profesionale.
Ndryshe, Këshilli Botëror për Fëmijët me Dhunti dhe Talente (The World Council for Gifted and Talented Children – WCGTC) është një organizatë botërore jo-profitabile që merret me avokim dhe mbështetje te fëmijëve me dhunti./Katror.info
