Sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani, është shënjestruar nga skuadra arabe dhe ai mund të kalojë në Arabi kundrejt një shume të majme që mund të fitojë ekipi bardheblu.
Te Tirana janë të sigurt që Hasani do të ikë dhe do të sjellë para.
Panorama Sport raporton se presidenti Refik Halili ka vendosur ta shesë me një shifër jo më pak se 500 mijë euro.

Sulmuesi kryesor i Tiranës, i cili këtë kampionat ka shënuar 19 herë mes Superiores, Superkupës dhe Kupës së Shqipërisë, në fund të sezonit mund të largohet nga bardheblutë.
Veç ekipeve nga Lindja e Mesme janë disa skuadra që kanë dëshirë të marrin shërbimet e lojtarit të Përfaqësueses së Kosovës.
Të interesuara për futbollistin ka skuadra nga Turqia, Kroacia dhe nga Azerbajxhani.
Mirëpo, me shumë gjasë, Hasani do të transferohet në futbollin arab./Katror.info