Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimvendimin për emërimin e Irfan Lipovicës drejtor të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit.
Ministrja e Industrisë, i Ndërmarrësisë dhe i Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se akreditimi është një proces me rëndësi të lartë për ekonominë vendore.
“Akreditimi si një proces me rëndësi të lartë për ekonominë vërteton cilësinë dhe besueshmërinë e institucioneve dhe bizneseve, pasi përmes këtij procesi vlerësohet përputhshmëria e produkteve dhe proceseve e shërbimeve me standarde ndërkombëtare dhe vendore, duke garantuar që ato të ofrojnë një nivel të lartë të cilësisë”, ka thënë ajo./Katror.info