Irma Kurti, është vlerësuar me çmimin e tretë në “Zheng Nian Cup Literature Festival” në Kinë, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese.
Poezitë e saj kanë fituar çmime letrare në Itali, Zvicër, SHBA, Filipine, Shqipëri, Liban dhe Kinë.
Ka botuar 26 libra në gjuhën shqipe, 22 në italisht, 15 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Ka përkthyer 16 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht.
Poetja shqiptare është gjithashtu fituese e shumë çmimeve të rëndësishme në Itali dhë në Zvicër. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.
Në 2020, për kontributin në fushën e poezisë, nderohet me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë Poetike Italiane. Në vitin 2021 nderohet me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali.
Po ashtu, i janë akorduar çmimet “Leonardo da Vinci”, 2021 dhe “Giacomo Leopardi” nga Shoqata Kulturore “Chimera” në Leçe. I është dhënë titulli “Damë e Urdhërit të Dante Alighierit” nga Republika e Poetëve. /Katror.info