Komuna e Prishtinës njofton se ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” është tashmë e hapur për aktivitete afatshkurtra kulturore dhe komunitare. Pas një pune të perbashkët me komunitetin, tani po riaktivizohet.
Deri më 31 korrik 2026 biblioteka do të jetë sërish e hapur për aktivitete afatshkurtra kulturore dhe komunitare. Aplikimet do të vlerësohen çdo dy javë, sipas renditjes së pranimit.
Aplikimet pranohen në çdo kohë. Komisioni vlerësues, me dy përfaqësues nga shoqëria civile (të përzgjedhur nga PART) dhe Komuna e Prishtinës mblidhet çdo dy javë./KultPlus/Katror.info



 
			



 
                                
                             

