Ishulli i Anguilla mund të fitojë dhjetëra miliona dollarë këtë vit vetëm nga domeni i tij i internetit që përfundon në .AI.
Anguilla ndodhet në Antilet e Vogla, ka rreth 13,500 banorë dhe një domen shumë popullor, shtrirja e të cilit është AI, pra shkurtesa për inteligjencën artificiale.
Ai e ka zotëruar atë domen që nga vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, por vetëm kohët e fundit u bë një “mall i nxehtë”, veçanërisht që nga fundi i vitit të kaluar kur interesi për inteligjencën artificiale dhe domenin .AI u ndez pas lançimit të ChatGTP, shkruan Katror.info.
Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë startupe të teknologjisë, si dhe kompanitë e mëdha dhe të njohura të IT-së (duke përfshirë Google dhe Microsoft) po regjistrojnë domene .AI në mënyrë që të tërheqin vizitorët e interesuar për inteligjencën artificiale në faqet e tyre.
Vitin e kaluar, numri i regjistrimeve të domeneve në Anguilla u dyfishua në 287,432, dhe këtë vit pritet një rritje edhe më e madhe e numrit të përdoruesve të saj, e cila, sipas vlerësimeve të Regjistrit Kombëtar të Domenit të Internetit atje, mund të sjellë të ardhura prej 25 milionë deri në 30 milionë dollarë.
Sa para janë këto për Anguilën, tregon fakti se PBB-ja e të gjithë ishullit në vitin 2021 ishte 300 milionë dollarë. /Katror.info