Dhjetë ditë pas premierës së tij, filmi Barbie ka fituar shumën e pabesueshme prej mbi 775 milionë dollarë. Vetëm në SHBA dhe Kanada, filmi deri më tani ka fituar 350 milionë dollarë dhe pritet që fitimet të vazhdojnë të rriten.
Barbie u bë filmi më i suksesshëm që Margot Robbie ka xhiruar në karrierën e saj. Ai i kaloi fitimet e filmit Suicide Squad, i cili fitoi 746 milionë dollarë në vitin 2016. Në IMDb, filmi u vlerësua nga 150,000 njerëz dhe mori një vlerësim jo shumë të mirë prej 7.5. Por kinematë në mbarë botën po “digjen” nga interesi.
Regjisorja Greta Gerwig ka zbuluar se aktualisht nuk ka plane për të xhiruar një vazhdim të Barbie. Në një intervistë për The New York Times, regjisorja shprehu mendimin e saj për filmin e saj të fundit dhe nëse ai mund të jetë fillimi i një ekskluziviteti kinematografik.
“Ndihem kështu në fund të çdo filmi, sikur nuk do të kem kurrë një ide tjetër dhe gjithçka që kam dashur të bëj, e kam bërë. Nuk do të doja t’i prishja ëndrrën askujt, por për mua në këtë pikë mundësia është zero,” tha Gerwig./Katror.info