Prodhuesi çek ka publikuar disa foto dhe detaje teknike të gjeneratës së re Superb para premierës së këtij modeli.
Ndryshe nga fotot e brendësisë të publikuara së fundmi, fotot e reja tregojnë ekzemplarë të “kamufluar” të Superb-it të ri. Krahasuar me VW Passat-in e prezantuar së fundmi, Superb, si më parë, do të jetë i disponueshëm në dy modele të trupit – një Sedan me 5 dyer dhe një karavan.
Krahasuar me paraardhësin e tij, Superb i ri është 43 mm më i gjatë dhe 12 mm më i gjerë. Tani dimensionet e jashtme të versionit sedan (L/W/H) janë 4912/1834/1481 mm, ndërsa baza e rrotave është 2841 mm.
Është interesant fakti se limuzina është 10 mm më e gjatë se karavani, dhe përveç dimensioneve më të mëdha, risi është aerodinamika më e mirë.
Sedani ka një bagazh prej 645 litrash, dhe karavani ka 690.
Shkoda tashmë ka publikuar foto nga ambienti i brendshëm dhe vlen të theksohet se në brendësi dominon një sistem multimedial me ekran 13 inç.
Një kabinë digjitale 10 inç dhe një ekran ballor janë në dispozicion të shoferit. Një risi e madhe është vendosja e kontrolleve automatike të transmisionit në një pozicion të ri pas timonit.
Oferta përbëhet nga katër nivele pajisjesh, dhe Laurin & Klement është sigurisht në krye.
Kur bëhet fjalë për motorizimin, hibridi plug-in është i disponueshëm vetëm në versionin Combi.
Janë të disponueshme tre opsione benzine, 1.5 mHEV (hibrid i lehtë) me 150 kuaj fuqi dhe 2.0 TSI me 204 dhe 265 kuaj fuqi. Ky i fundit tërheq me 4 rrota.
Premiera botërore e modelit është planifikuar për në nëntor të këtij viti. /Katror.info