Regjisori James Cameron konfirmoi në një intervistë të fundit se një aktore me siguri do të shfaqet në pjesën e tretë të Avatar.
Në një intervistë për People, Cameron tha se Kate Winslet do të rikthehet në rolin e Ronalit, mbretëreshës së klanit oqeanik Metkayin. Edhe pse personazhi i Kate Winslet nuk pati një rol të madh në pjesën e dytë të Avatar: The Way of Water, duket se ajo do të ketë më shumë për të bërë në filmin e tretë, transmeton Deadline.
Kur përshkroi performancën e Winslet si Ronal, Cameron tha se aktorja “shkoi në shkollë” për të mësuar se çfarë bëjnë shamanët dhe e zbatoi atë njohuri në film. “Kur shihni Kate Winslet duke bërë ritualin e pastrimit për të provuar të ringjallë Kitty në film dhe disa nga gjërat që ajo do të bëjë në filmin e tretë, kjo bazohet në praktikën reale,” tha Cameron, sipas Deadline.
Pjesa e tretë e ekskluzivitetit të hitit kap vlerën e pesë miliardë dollarëve dhe premiera është planifikuar për në dhjetor 2025./Katror.info