Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret e famshme kosovare që vazhdimisht sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.
Dafina të enjten ka publikuar një remake me Afrim Muciqi, remake i këngës së tij “Unë të du”, i publikuar për herë të parë para 10 vitesh. Ky remake do të jetë pjesë e albumit të saj, i cili do të publikohet vitin tjetër.
Ama vetëm pak më parë Dafina ka zbuluar titujt e këngëve të albumit dhe bashkëpunimet dhe ka shuar kureshtjen e shumë ndjekësve të saj. Albumi do të ketë 12 këngë ndër to 6 bashkëpunime. 2 me Mozzik (të publikuara tashmë), me Vig Poppa, Mc Kresha, Elinel dhe Afrim Muriqi (e publikuar ditën e djeshme).
Më në fund, Dafina ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun. Ka qënë vetë Dafina, ajo që e ka ndarë këtë lajm kaq të bukur me ndjekësit e saj në Instagram.
Shumë aludime kanë qarkulluar së fundmi rreth dasmës së tyre, teksa së fundmi Kreshniku ka reaguar për një prej tyre. Aludohet se dasma do të jetë shumë private dhe se do të ketë 100 të ftuar e për këtë Kreshniku ka nënkuptuar se nuk është e vërtetë me një ironi./Katror.info