Filmi i ri i Jennifer Lopez “The Mother” u publikua pak kohë më parë dhe “theu” një rekord në Netflix. Sipas kompanisë filmi mori për 83.71 milionë shikime gjatë fundjavës së parë të transmetimit.
Në fakt, ky është një numër veçanërisht i rëndësishëm, pasi Netflix publikon statistikat çdo javë, dhe filmi theu një rekord në vetëm pak ditë.

Digitalspy.com vëren se “The Mother” ia kaloi “Luther: The Fallen Sun” që u publikua shkurtin e kaluar dhe mori 65.92 milionë shikime.
Sipas Netflix historia e filmit ka të bëjë me një vrasëse me pagesë që vite më parë u detyrua të arratisej, gjë që e detyroi të braktiste fëmijën e saj. Vite më vonë, ajo kthehet për të mbrojtur vajzën e saj nga disa burra jashtëzakonisht të rrezikshëm.
Ndërkaq, nga ana televizive, “Queen Charlotte: A Bridgerton Story” vazhdoi mbretërimin e saj në vendin nr. 1 në listën televizive angleze me 158.68 milionë orë të shikuara dhe u shfaq në Top 10 në 91 vende. Kjo i vendos shikimet totale të shfaqjes në 307 milionë orë totale të shikuara.

Me gjashtë episodet e tij, seriali mblodhi shpejt më shumë se 47 milionë shikime (307 milionë orë të shikuara të ndara me 6.49 orë kohëzgjatjeje) që nga publikimi i tij më 4 maj. Sezonet 1 dhe 2 të “Brigerton” gjithashtu u rifutën në listë me 23.88 milion orë të shikuara dhe 17.25 milion orë të shikuara, respektivisht. /Katror.info
Përgatiti:
