Aktori Jeremy Renner i është rikthyer karrierës pas aksidentit gati fatal të 4 muajve më parë.
52-vjeçari doli në tapetin e kuq për premierën e filmit ‘Rennervations’ i rrethuar nga familjarë dhe fansa të tij.
Aktori ka kaluar katër muaj duke u rikuperuar pas incidentit të Vitit të Ri. Ai mori lëndime të shumta trupore ndërsa po hiqte borën në shtëpinë e tij në Nevada.
Vlen të theksohet Renner ka luajtur në shumë projekte të kompanisë Marvel.
Përveçse te “Avengers”, Renner ka luajtur në shumë filma, duke përfshirë “Mission: Impossible”, “Arrival”, “American Hustle” dhe “28 Weeks Later”.
Ai ka qenë gjithashtu i nominuar për dy Oscar, për “The Toën” dhe aktori më i mirë për punën e tij në “The Hurt Locker”./Katror.info