Johnny Depp po shet një koleksion të pikturave të figurave publike.
Ato janë pikturuar nga vetë aktori dhe po i shet mijëra dollarë përmes një galerie në Londër.
I titulluar “Friends & Heroes II”, i gjithë koleksioni me katër pjesë, është në dispozicion për 17,500 £ (21,000 dollarë) dhe përfshin portrete të Ledger dhe Marley së bashku me River Phoenix dhe Hunter S. Thompson.
“Çdo imazh është një pasqyrim intim i karakterit të tyre në sytë e Xhonit; një portretizim se si ata ia kanë zbuluar veten atij”, thuhet në përshkrimin në faqen e internetit të Castle Fine Art.
Vitin e kaluar, një koleksion tjetër i Depp, i titulluar “Friends & Heroes”, i cili përfshinte Keith Richards, Al Pacino, Bob Dylan dhe Elizabeth Taylor, u shit kur doli në shitje për 4,740 dollarë një copë./Katror.info