Tre vite më parë në këtë qytet u instalua stacioni i parë inteligjent i autobusëve, i cili ofron bileta falas, por me një kusht.
Bëhet fjalë për qytetin rumun të Cluj, ku në këmbim të 20 përkuljeve në gjunjë brenda dy minutave, ju merrni një biletë autobusi me një drejtim që kushton 50 cent.
Stacioni shpejt u bë një hit në mesin e popullatës vendase, si dhe një lloj atraksioni turistik.
Është një projekt i Festivalit Sportiv i cili u mbështet financiarisht nga bashkia e qytetit dhe biletat ishin falas për dy javë. Projekti u rinovua pas tre vitesh, kështu që banorët e Clujit dhe turistët filluan të grumbulloheshin sërish për bileta falas.
“Nuk do të paguaja kurrë më biletë”, “Ide e mrekullueshme, kjo duhet instaluar në çdo qytet”, “Brilliant” dhe “Një mënyrë e shkëlqyer për të promovuar jetesën e shëndetshme”, janë vetëm disa nga komentet e qytetarëve./Katror.info