Viti 2005 për mua dhe shoqërinë mbetet si vera ma e mirë, marrë parasysh faktin që për herë të parë kishim marrë rrugën për ta eksploruar Jugun e Shqipërisë. Ajo çfarë kishim parë në internet, informata të pakta në atë kohë, por edhe nga ajo që na ishte thënë, kishin zgjuar kurreshtjen tonë për ta parë e përjetuar magjinë e natyrës së bukur, ushqimit plot shije e njerëzve të mrekullueshëm.
Vende të qeta e mbresëlënëse që të bëjnë të largohesh nga zhurmat e përditshme, të pakten për një javëe, e të bëhesh një me natyrën.
Por çka gjejme në jug te Shqipërisë përveç qetësisë?
Deti blu në të gjelbër dhe shumë i pastër, natyrën e mrekullueshme dhe të virgjër, ushqim të freskët e super të shijshëm, njerëz të mirë e shumë friendly…

Le të shkojmë me radhë në këtë rrëfim timin për jugun, perlën shqiptare.
Shqipëria vite më parë u rendit e 4-ta në listën me 52 destinacione të The New York Times si vendi që duhet vizituar.
Por çka e bënë të veçantë Shqipërinë për turistët evropianë dhe amerikanë.
Është pikërisht jugu i vendit ajo çka kërkohet më tepër për pushime të paharruara. Nësë ke një veturë mirë, nësë jo merre një me qera dhe je gati për një eksperiencë të paharruar.

Nisur nga Vlora me Orikumin e qetë dhe të bukur, do të shkoni drejt malit të Llogorasë për të përshkruar kështu rivierën shqiptare.
Me të mbërritur në parkun e Llogorasë duhet patjetër të ndaloni për pak pushim e freski. Mishi i qengjit nuk përgatitet askund më mirë. Mos shkoni tek restaurantet fancy.

Ndaloni në restaurantin e parë djathtas ku ushqimi përgatitet nga një familje tipike shqiptare të cilët edhe e mbajnë gjallë këtë biznes familjar.
Nuk keni shiju mish më të mirë të qengjit dhe kecit dhe për këtë jam i sigurt 🙂
Rrugës poshtë kah deti një pamje që ju mbetet në memorie e që nis nga plazhi Drymades me Dhërmiun afër nga ku syri juaj mund të kapë bukuritë edhe të Gjipesë, Jalës, Himarës, Borshit e deri në Lukovë.

Nuk po ndalem shumë tek Dhërmiu fantastik por t’ia hedhim një sy vendeve tjera të mrekullueshme dhe të kapshme për xhepin e secilit.
GJIPE

Aty afër ju pret parajsa në tokë, siç do ta kisha quajtur unë Gjipenë apo një nga destinacionet më të bukura.
E bukur, joshëse, më plazhin mahnitës më guralecë të bardhë e të vegjël, detin e kaltër dhë të pastër si dhe kanionin e madh sipër që të jep frerski ditëve të nxehta si kjo.
Gjipeja një nga pak destinacionet e paprekura deri më sot në jugun e Shqipërisë të jep ndjesinë se gjendesh diku në Maldive apo në Tajlandë, pikërisht aty ku u bënë edhe xhirimet e filmit The Beach, me Lenoardo Di Caprion në rol kryesor.

Edhe unë e kam rrëfimin tim për vizitën e parë në Gjipe…
Verën e largët të vitit 2005 kishim dëgjuar në Prishtinë të flitej për një nga plazhet më të bukura shqiptare. Marrim makinën e nisemi me shokë drejt Gjipesë.
Rruga ishtë e gjatë dhe mundimshme atë kohë, por me destinacionin final në mendje bëhej më e lehtë. Ishim afër aty diku por nuk e dinim rrugën saktë. Ndalem ta pyes një kalimtar të zonës se cilën rrugë duhet ta marrë për të shkuar poshtë në Gjipe. Me dashje apo ndoshta edhe pa informacionin e bollshëm nuk më ktheu përgjigjje adekuate.
Vazhduam tutje dha na u shfaq një tabelë në miniaturë nga druri më mbishkrimin Gjipe dhe me një shigjetë që tregonte drejtimin e duhur ashtu sikur na thanë në Prishtinë.
4 kilometra të mundimshme rrugë mali deri poshtë në plazh. Sapo mbërrimë poshtë mikpritja shqiptare vërehej që në start. Një restaurant i vogël por me ushqim shumë të shijshëm e pijet freskuese ishte vendi i çlodhjës si fillim. Për të fjetur dhe akomodimin e kishin menduar mirë në çadrat ushtarake me shtretër e çarçafët që ndërroheshin shpesh. Gjithçka ishte shumë e mirë dhe shumë e lirë.
Gjatë ditës hedhja në ujin e kristaltë, qëndrimi në natyrën plot magji, drekat më peshkun e freskët, nata me birrë e muzikë së bashku më mysafirët tjerë që nuk ishin në numër të madh. S’kishte se si të shkonte më mirë. Dashuria për Shqipërinë veq rritej edhe më shumë.
Mund të them që nuk kam qenë ende në asnjë vend nga ku mund ta shohësh më qartë e më magjishëm rrugën e qumështit dhe qiellin plot yje gjatë natës se sa në Gjipe.
Ato 7 ditë kaluan shpejt por dëshira për tu kthyer në Gjipe nuk mungon edhe sot. Kam vazhduar të shkoj edhe viteve tjera dhe sa herë që flas për jugun e Shqipërisë destinacioni i parë për mua mbetet Gjipe.
Sot Gjipeja është një zonë kampingu dhe mund të arrihet nga rruga tokësore por edhe mund të lundroni më varkë e cila në mbrëmje ju merr dhe ju dërgon deri në Dhërmi e pastaj mund të vazhdoni në hotelin tuaj.
Gjipeja ndodhet në mes të plazhit të Dhërmisë dhë plazhit të Jalës. Provoni të jeni në zonë në kohën sa mbahet Kala Festival, do të jëtë mbresëlënësë.
HIMARË

Sapo të keni mbaruar ndejen e qejfin në Gjipe rrugës e gjeni Himarën e Petro Markos.
Një nga destinacionet tërheqëse të jugut ku mund të akomodohesh lehtë në apartamentet afër nga ku shpejt mbërrin në plazhet poshtë që i gjen të pastërta dhë jo shumë të populluara.
Rrugës nëpër Himarë janë në numër të madh Fast Food-et që përgatisin sufllaqet e njohura dhe mund të ulesh të freskohësh e pse jo edhe të provosh ushqimet në tavernat e zonës.
BORSH

Vetëm 10.4 kilometra nga Himara e gjeni një plazh tjetër atë të Borshit.
Borshi një vend i ullishteve që mbajnë gjallë ekoniminë e fshatit së bashku me 7 km plazh, më i gjati në bregdetin e detit Jon në Shqipëri.
Turizmi është shtuar falë mikëpritjës nga banorët e Borshit dhë nëse vazhdon kështu do të bëhet një nga destinacionët kryesore në Shqipëri.
Në Borsh tashmë çdo vit mbahet festivali South Outdoor Festival që në vete ngërthen festën dhe aktivitetet sportive, kulturore, traditën, muzikën, natyrën dhë ushqimin e mrekullueshëm.
Festivali zë vend për 5 ditë më radhë dhe ka si qëllim të bashkojë njerëzit nga Shqipëria dhe Evropa për një eksperiencë të paharrueshme çka e bënë rivierën shqiptare edhe më të veçantë.
LUKOVA

Prej Borshit do të nisemi për në Sarandë dhe ja ku e kemi plazhin e Lukovës.
Restaurante me ushqim të shijshëm. Peshku dhë ushqimet nga deti, të freskëta dhe me bollëk, pemët dhe perimet banorët e zonës i sjellin çdo ditë.
Një gjë e kanë të përbashkët pothuajse të gjitha plazhet në jug. Detin e mrekullueshëm me ujin kristal.
Në Lukovë takoni më shumë qytetarë të Sarandës meqë ky plazh është i njohur si vend pushimi edhe për banorët lokalë. Unë kështu e kam zbuluar Lukovën në kohën kur jo gjithçka mund të gjenim në internet.
E mbaj mend si sot muhabetin me pronarin e barit afër Hotelit ku rrija unë në Sarandë. Më rekomandoi të shkoj në Lukovë për të pasur një peizazh edhe më të plotë të jugut të Shqipërisë. Dhe ashtu doli të jetë.
Lukova ka një plazh relativisht të madh dhe me malet afër e bënë të jetë atraksion për pushuesit. Pra Lukovën nuk bënë ta huqni kurrsesi.
SARANDA

Saranda është qyteti që vit pas viti po tërheq shumë turistë kryesisht nga Kosova, Maqedonia, Hungaria etj. Turistë ka shumë edhe nga Italia. Kjo bën që Saranda të jetë qendra kryesore e turizmit.
Ky është njëri ndër qytetet më të mira në Shqipëri. Bukurinë ia shton edhe Ksamili më ishujt e vegjël që është shumë afër dhë tërheq shumë vizitorë nga e gjithë bota.
Saranda ka edhe portin që lidh jugun e Shqipërisë me botën nga vija detare si pikë pushimi i anijeve dhë jahteve luksoze.
Po ashtu ka një plazh publik që mund të shfrytëzohet nga pushuesit.
Por janë plazhet e vogla private në drejtim të Butrintit ato që ju japin më shumë privatësi dhe komoditet.

Është plazhi i Manastirit pastaj plazhi i Pasqyrave për të kaluar tek plazhi i Pulëbardhës e deri tek ishujt binjakë në Ksamil. Diçka më e veçantë është edhe qëndrimi gjatë ditës në plazhin e virgjër të Krorezës tek i cili mund të shkoni më varkë ose edhe në këmbë.
BUTRINTI

Një gjysmë dite duhet ta ndani për të vizituar parkun kombëtar me qytetin antik të Butrintit. Nëse vërtet dëshiron të “kthehesh në kohë” këtë ta mundëson Butrinti që të mbërthen në lashtësinë e tij, me madhështinë e një qytëtërimi sa antik edhe misterioz.
Ka shumë gjëra që Butrinti ka për të iu treguar juve si vizitorë.
Një dysheme mozaik që rrallë kund mund ta gjeni, teatrin e lashtë që daton nga shekulli IV-III p.e.s i cili ka mundësi të jetë ndërtuar nën sundimin e mbretit Pirro të Epirit, kushëririt të Aleksandrit të Madh.

Në Butrint në pjesë ende të dukshme mund të gjeni edhe Tempuj, Fortesa e Kulla vrojtimi, Stoa Helenistike, Gimnasiumi e deri tek Pallati i Trikonkes për të vazhduar më Pagëzimoren dhe Bazilikën e madhe së bashku me portat, atë të Liqenit dhe të Luanit.
E gjeni edhe Kalanë e muzeun i cili u rindërtua dhe u projektua nga Misioni Arkeologjik Italian si një imitim i një kalaje venedikase e ndërtuar midis viteve 1931 dhe 1940.
SYRI I KALTËR

Të nesërmen planifikoni ditën për ta vizituar Syrin e Kaltër një atraksion turistik që vetëm Zoti dhe natyra ka krijuar.
Një burim i madh uji që vie nga poshtë në një hapësirë jo shumë të gjerë dhë ujin blu e bënë të jetë ndër mrekullitë jo të pakta natyrore në Shqipëri.
Prej këtej kthehuni në kalanë e qytetit të Sarandës ku mund të gjeni një restaurant në gurët e një kështjelle të imituar. Darkoni më një pamje përrallore sipër qytetit nën tingujt e mizikës së lehtë shqiptare. Një gotë verë duhet se s’bën 🙂
GJIROKASTRA

Jo shumë larg Sarandës gjendet edhe qyteti në gur i Gjirokastrës. Ky qytet i njohur edhe si vendlindja e shkrimtarit të madh të letrave shqipe Ismail Kadare ka shumë për të ju ofruar me pamjen unike të tij.
Nga këtu buroi edhe një prej shumë romaneve të Kadarasë sikur për ta përshkruar peisazhin e qytetit që nga titulli i veprës, Kronikë në Gur.
Qyteti i sotëm i Gjirokastrës përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë (bërthama e parë e vëndbanimit) dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta, që vijnë dukë u larguar nga kalaja deri në tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimët bashkëkohore dhe kompleksi universitar.

Edhe Gjirokastra sikurse edhe Butrinti janë të përfshira në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qytetëve tregtare të stilit osman.
PËRMETI

Një udhë e gjatë dhe jo shumë e frekuentuar është ajo nga Gjirokastra në Tepelenë për të vazhduar në Përmet, Leskovik, Korcë e deri në Pogradec.
Unë e kam bërë këtë rrugë dhe kam kaluar nje ditë shumë të mirë në këtë zonë.
Rruga kalon nëpërmjet parkut kombëtar dhe edhe pse jo në gjendje shumë të mirë të jep mundësinë për të vizituar Përmetin me banjat termale.
Por Përmeti është i njohur në Shqipëri ëdhë për tolerancën fetare, mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera.
Ia vlen të shihni ëdhë kishën ë shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhë atë të shëkullit XVIII të Leusës.
Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore.
Përmeti është vendlindja e tre vëllëzërve Frashëri dhë disa personaliteteve të njohura të kultures mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktores artiste e popullit Tefta Tashko Koço , muzikantëve të dalluar të nivelit kombëtar si Mëntor Xhemali e Lavër Bariu të cilët janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet më karakteristikat e saj të një tradite të gjatë kulturore.
Shkoni tutje në Ersekë dhe ndaloni pak në Leskovik.
Nëpërmjet nje natyre të bukur mbërrini në Korcën e bukur të serenatava ku mund të shijoni birrën vendore.
POGRADECI

Nga Korça mund ta përjetoni edhe një tjetër mrekulli natyrore të Shqipërisë dhe të lundroni më varkë në lumin Drilon të Pogradecit.
Trofta e shijshme nga liqeni si një përmbyllje e krejt këtij rrugëtimi nga Shqipëri jonë. /Katror.info