Gjiganti italian, Juventus ka shprehu dëshirën që ta emërojë Zinedine Zidanen si trajner të klubit nëse largohet Massimiliano Allegri.
Gjithashtu mediat kanë raportuar se ekziston mundësia që nëse Didier Deschamps qëndron në rolin e trajnerit te Kombëtarja e Francës, Zidane mund ta konsiderojë detyrën e trajnerit te Juventusi.
Thuhej se Zidane është duke pritur që pozita e trajnerit te Franca të lirohet, por që raportimet e fundit kanë konfirmuar se Deschamps do ta vazhdojë të ardhmen me kombëtaren franceze.
Zidane, i cili nuk ka trajnuar që nga maji i vitit 2021, përfundoi aventura e tij e dytë në krye të Real Madridit.
Megjithatë Zidane më herët e ka shprehur dëshirën e tij ta udhëheqë kombëtaren e Francës.
“Shpresoj një ditë të bëhem trajner i Francës. Nuk më takon mua, por dua të mbyll rrethin me kombëtaren, – ka thënë ai. – Sot ka një ekip, me një trajner dhe objektivat e tij. Por nëse paraqitet mundësia, atëherë do të jem atje, ”- është shprehur Zidan, në qershor me rastin e ditëlindjes së tij të 50-të për ‘L’Equipe’./Katror.info