Njerëzve që nuk ju mungon vetëbesimi nuk ju mungon vizioni pozitiv për të ardhmen gjatë gjithë kohës. Natyrisht, shqetësimi është pjesë e pandashme e natyrës njerëzore, por besimi se gjithçka do të përfundojë mirë dhe se plani juaj do të realizohet është një shtytës i madh, shkruan KP. Mëposhtë gjeni të radhitura disa nga zakonet e njerëzve që kanë vetëbesim:
Planifikojnë
Nëse dëshironi diçka duhet të jeni të orientuar drejt qëllimit dhe të mos lejoni zërat e njerëzve tjerë ose pyetjet e vetes se a do t’ia dal t’iu pengojnë në planin tuaj. Mos lejoni që gjërat të ndërlikohen në kokën tënde.
Janë pozitivë
Njerëzit me vetëbesim kanë një vizion pozitiv për të ardhmen gjatë gjithë kohës. Është normale që ndonjëherë të shqetësoheni, por besimi se gjithçka do të dalë pozitivisht dhe plani juaj do të realizohet është një shtytës i madh.
Janë të bindur që po e bëjnë gjënë e duhur
Ata janë të bindur se ajo që po bëjnë është e mirë dhe do të jetë frytëdhënëse. Ky qëndrim gjithashtu ngjall besim te të tjerët.
Janë të sigurt në vete
Ka ndryshim mes të prezantuarit me fjalët: po përpiqem të punoj, dhe “po merrem me këtë. Duhet ta prezantoni veten me besim dhe siguri dhe bashkëbiseduesit do të ju konsiderojnë si relevante.
Ata dinë të thonë “jo”
Njerëzit me vetëbesim janë të lumtur t’u thonë “jo” gjërave që u marrin kohën dhe energjinë e nevojshme për gjërat që kanë rëndësi për ta. Përveçse bëjnë mirë për veten e tyre, kjo rezulton edhe në respekt më të madh nga njerëzit e tjerë.
Ata nuk e marrin malin kur arrijnë suksese
Njerëzit me vetëbesim nuk ju tregojnë të gjithëve për suksesin e tyre, suksesi I tyre flet vet. Asnjëherë mos lejoni që që suksesi juaj t’ju heqë përulësinë dhe të ngrihet shumë lart në qiell, në mënyrë që të mos humbni njerëzillëkun tuaj.
Ata e dinë se nuk mund të kenë gjithmonë sukses në gjithçka
Herë pas here ndodhë që të mos keni sukses në diçka por dështimet dhe pengesat janë pjesë normale e jetës dhe janë aty për të na mësuar diçka, për ta hequr pluhurin dhe për të vazhduar përpara
Herë pas here do të ndodhë që të mos keni sukses në diçka ose të mos pranohet ajo që dëshironi ose të mos arrini dot. Dështimet dhe pengesat janë një pjesë normale e jetës dhe ato janë aty vetëm për të mësuar diçka prej tyre, për të marrë veten, për të hequr pluhurin dhe për të vazhduar përpara.
Ata e dinë se ndërtimi i vetëbesimit kërkon një jetë
Ndërtimi i vetëbesimit kërkon një jetë. Disa ngjarje do t’ju prekin, disa do t’ju “ngritin” dhe motivojnë. Është e rëndësishme të mos dorëzoheni dhe të mos humbisni zemrën/Katror.Info