Fatbardh Hasku është një mjek shqiptar nga Kosova me një përvojë të pasur profesionale.
Fatbardh Hasku studimet baçellor i kreu në Universitetit të Prishtinës, ndërsa tashmë është punësuar që nga viti 2028 si mjek specialist në mjekësi interne – kardiologji në klinikën tonë KJF Sankt Elisabeth, në Gjermani.
“Pas përfundimit të Fakultetit të Mjeksisë pranë Universitetit të Prishtinës, dëshira ishte që të filloja e të kontribuoja si mjek i përgjithshëm në qytetin e lindjes dhe të punoj për një kohë, derisa ta fitoj të drejten e specializimit këtu në Prishtinë. Kështu fillova të punoj si mjek i përgjithshëm në Rahovec.”, u shpreh Hasku në një intervistë për fillimin e rrugëtimit të tij në fushën e mjeksisë.
Pastaj gjeta mundësina të punoj si asistent pranë katedrës së fiziologjisë në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjeksisë….ndërkohë fillova ta mësojë gjuhën gjermane, fillova një kurs intenziv të gjuhës gjermane, dhe për një kohë 7 deri në 8 muaj e përfundova nivelin B2 të gjuhës, dhe me anë të agjencioneve të punës gjermane, gjeta një vend pune, u intervistova dhe më pranuan”, tregon Hasku.
Sukseset e Haskut në përgatitjen arsimore e çuan atë drejt klinikave të njohura gjermane.
Më parë, 34-vjeçari kosovar punonte në kardiologjinë e klinikës Ingolstadt. Ai përfundoi për specializmimin e Mjekësisë Interne në klinikën Ilm-Kreis-Arnstadt. Aktualisht, Hasku është në trajnimin mjekësor specialistik të kardiologjisë dhe së shpejti do ta fillojë atë.
Më 1 mars 2019 Hasku u emërua Kryemjek i Mjekësisë Interne. /Katror.info