Sukeset ndërkombëtare të të rinjëve kosovar në fushën akademike tashmë janë bërë përditëshmëri.
Ndonëse me prejardhje nga një vend i vogël, një shtet i sapo formuar, vajzat e djemtë tanë po ia dalin të integrohen dhe të bëhen pjesë e universiteteve me renome botërore.
Rasti i ngjashëm është edhe i riu nga Kaçaniku, Kastriot Bela.
Bela nisi studimet për inxhinieri në New York, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së fundmi, Bela ka përfunduar me sukses Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Hapesirës Ajrore ne Buffalo (New York), duke diplomuar me nota të shkëlqyeshme./Katror.info