E filloi me Vitinë, për të vazhduar me Ferziajn. E tash, iniciativa vullnetare e juristes dhe poetes Xhezide Selimit, ashtu edhe si premtoi, u shtri edhe në Gjilan e Mitrovicë.
Në sheshet e këtyre qyteteve, krijuesja ka vendosur minibiblioteka publike duke përdorur kabinat e papërdorura telefonike.
“Gjithmonë duhet me ekzistu iniciativa për punë të mira, e çka ndodhë tutje dhe si vazhdon kjo nuk na mbetet neve me gjyku qysh në fillim se duhet me fillu një inciativë për me pa se qysh po shkon tutjenë Viti. E kam pa se nuk ka ndonjë funksion, vetëm aty po qëndron dhe ideja ke me mbushë me libra”, thotë ajo.
Tërë këtë punë Xhezidja e bën në mënyrë vullnetare, ndërsa nga komuniteti I duhen librat për t’I mbushur bibliotekat. Në një intervistë të mëhershme për Katror.info, Xhezidja pat thënë se nuk do të lerë asnjë qytet të Kosovës pa minibilioteka.
Fatmirësisht ideja e saj po gjen përkrahje, së par nga komunat përkatëse meqë duhet lejuar përdorimin e tokës publike, e më pas nga artdashësit që dhurojnë libra falas për minibilotekat.
Para disa ditësh Xhezidja hapi minibliotekën në qendër të qytetit të Mitrovicës, në të gjenden dhjetëra libra të ndryshëm, në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.
Minibiblioteka mban emrin e mësueses mitrovicase Melihate Deva, mësuesja e cila është ikonë e shkollës dhe e arsimit shqip në Kosovë e më gjerë./Katror.info