Këngëtari i njohur, Kastro Zizo është nderuar me çmimin e madh “Artisti i Vitit 2022” në Washington DC për arritjet dhe kontributin si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut, shkruan ABC News
Lajmi i bukur është bërë i ditur nga mediat në Amerikë dhe më pas është shpërndarë edhe nga vetë Kastro duke u shprehur mirënjohës për këtë vlerësim.
Sakaq, ai ka paralajmëruar edhe një projekt të ri.
“Ky dhjetor festash me solli dhuraten me te bukur! Jam i lumtur te ndaj me ju lajmin se jam nderuar me cmimin ‘Artisi i Vitit’ per vitin 2022, per arritjet dhe kontributin tim si artist dhe aktivist i te drejtave te njeriut.
Vleresimi me kete çmim u bë i mundur prej propozimit të komunitetit artistik të New Yorkut dhe me kerkese nga zyra e senatorit te ShBA ne New York, z. Chuck Schumer, është ngritur flamuri në majen e nderteses se Kongresit Amerikan ne Washington DC.
Ky çmim me jepet ne celebrimin e Dites Boterore të të Drejtave të Njeriut nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Dua ta shpreh një mirenjohje të thellë ndaj senatorit Chuck Schumer i cili ka qenë perherë një zë i fuqishëm perkrahes per shqiptarët ne Shtetet e Bashkuara dhe ka luftuar për të drejtat e tyre jashtë ShBA-së.
Një falenderim i perzemërt shkon edhe për komunitetin artistik të New Yorkut, të cilët më vleresuan të denje dhe propozuan Klevis Begen per kete cmim! Puna disavjecare ne luften kunder pabarazise dhe diskriminimit me baze gjinore si dhe perpjekjet e pareshtura per te mbeshtetur dhe promovuar te rinjte shqiptare dhe jo vetem, janë ato qe me sollen perpara ketij momenti kaq perules per mua! Kjo pasi ky çmim vjen me nje ndjesi te shtuar pergjegjesie per mua dhe shoqaten te cilen une drejtoj,
‘E ardhmja ime, e tashmja ime’, e cila do të vazhdoje misionin e nisur me projekte te reja… Stay tuned!”, përfundoi Kastro Zizo./Katror.info