Aktorja britanike Kate Beckinsale festoi së fundmi ditëlindjen e saj të madhe të 50-të – dhe atë me shumë stil.
Aktorja organizoi një festë luksoze në vilën e saj në Hollywood dhe mes të ftuarve kishte fytyra të njohura nga sfera të ndryshme të artit. Demi Moore, James Marsden dhe shumë të tjerë me kënaqësi iu përgjigjën ftesës së Kate për të festuar së bashku ditën e madhe të aktores.

Fotot kanë arritur në rrjetet sociale dhe 50-vjeçarja Beckinsale ka ndarë në Instagram një pjesë të atmosferës së asaj mbrëmjeje. Nuk kanë munguar buzëqeshjet e gjera dhe humori i mirë dhe vetë aktorja ka ndërruar dy veshje gjatë mbrëmjes së saj.

Ajo vërtetë e meriton titullin e një prej aktoreve më të bukura në botë./Katror.info