katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    1 hour ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    3 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    3 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    8 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    10 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    10 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    2 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    7 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    10 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    8 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Katër mënyrat sesi të dalloni fotot e krijuara nga Inteligjenca Artificiale
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Katër mënyrat sesi të dalloni fotot e krijuara nga Inteligjenca Artificiale

Last updated: 16/05/2023 6:14 PM
113 Shikime
Shpërndaje
Foto: Corporate Finance Institute

Muajin e kaluar u bë virale në internet një imazh i Papa Françeskut me një xhup të bardhë të markës “Balenciaga”.

Ajo arriti të bindë mijëra njerëz se Papa po bëhej gati për të kaluar një mbrëmje dëfryese në qytet. Pak ditë më vonë, një seri tjetër fotosh u përhap në mediat sociale, duke pretenduar se po tregonte arrestimin në rrugë të ish-presidentit Donald Trump nga oficerët e policisë së Nju Jorkut.

Këto fotot të rreme u krijuan nga sisteme të Inteligjencës Artificiale (AI) si ”Midjourney”, “DALL-E” dhe “Stable Diffusion”. Ato janë në funksion prej disa vitesh, por vetëm kohët e fundit imazhet që prodhojnë janë bërë mjaftueshëm bindëse për të mashtruar vëzhguesit më pak të zgjuar.

Mundesh me e lexu edhe…

Dhe disa ekspertë mendojnë se ne po ecim me shpejtësi drejt një të ardhmeje, ku është praktikisht e pamundur të bëhet dallimi midis imazheve reale dhe falsifikimeve të krijuara nga AI. “Sistemet janë tashmë shumë të mira. Madje pa përdorur mjete të specializuara për të analizuar imazhet, edhe ekspertët nuk mund ta kenë të vështirë të bëjnë dallimin. Dhe këto sisteme vetëm sa do të përmirësohen”–thotë Xhejms O’Brajan, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë. Po si mund të dalloni imazhet e rreme të krijuara nga Inteligjenca Artificiale?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Artificial intelligence and machine learning

1. Vëreni me vëmendje gishtat dhe dhëmbët e protagonistëve në një foto të tillë

Meqë grupet e të dhënave që trajnojnë sistemet e AI, priren të kapin vetëm pjesë të duarve, kjo teknologji nuk arrin shpeshherë të krijojë duar të vërteta. Kjo mund të çojë në imazhe me duar të deformuara, një shenjë dalluese tipike, se një imazh i krijuar nga Inteligjenca Artificiale është i rremë.

Kështu në imazhin viral të Papa Françeskut, dora e tij e djathtë (dhe filxhani i kafesë që mban) duket e shtypur dhe e deformuar. Por me probleme mund ta paraqiten edhe dhëmbët.

“Modelet e AI kanë probleme me atë lloj strukture, megjithëse më të rejat po përmirësohen”– thekson O’Brajan.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

2. Kini kujdes ndaj teksturave tepër të lëmuara

Disa gjeneratorë imazhi të AI, prodhojnë tekstura që janë tepër të lëmuara apo lëkurë me pamje plastike dhe me një shkëlqim shumë të fortë. Kjo do të thotë që një xhaketë, mund të duket shumë e bukur nga sa është në realitet, thotë eksperti.

3. Kërkoni për detaje që nuk përshtaten

Ndoshta gjërat kryesore që duhen analizuar janë mospërputhjet në logjikën e vetë imazhit. “Mënyra më e lehtë për të kuptuar se një imazh është i rremë, është të shohësh me kujdes objektin kryesor. Në çdo foto, do të vini re se modeli rreth syrit është i ndryshëm”, thotë O’Brajan, duke iu referuar një fotoje tjetër të bërë virale. Mospërputhje të tjera, përfshijnë detaje si pëlhura e veshjeve që përzihen së bashku në tema të ndryshme apo modele sfondi që përsëriten në mënyrë të përsosur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

4. Bëni kërkimin tuaj në faqe të tjera

Kur jeni në dyshim, mos kini frikë që ta ndërlidhni atë që po shihni me burime të tjera të besueshme. “Gjërat që shohim tani, duhet t’i kërkojmë menjëherë në Google për të gjetur informacione të tjera rreth tyre. “Është e vërtetë që ka të dhëna të vogla që mund t’i shihni në imazh, por thjesht reflektoni dhe bëni kërkimin tuaj”-deklaron eksperti.

O’Brajen nuk mendon se është e largët dita ku ne nuk mund të bëjmë më dallimin midis fotove reale dhe imazheve të krijuara nga AI. Ai dyshon se ne mund ta kalojmë këtë prag brenda disa viteve të ardhshme. “Ndaj ne si shoqëri, duhet të bëhemi më të aftë në pranimin efaktit, që gjërat që shohim në rrjet mund të mos pasqyrojnë gjithmonë realitetin”- përfundon ai. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Fotointelegjenca artificialeLifestylemetoda

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm The Weeknd ndryshon emrin, vendos t’u rikthehet rrënjëve të tij etiopiane
Artikulli i ardhshëm Interesim i jashtëzakonshëm për finalen KB Trepça – KB Peja

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Gen B po lindin dhe ja cilat janë karakteristikat e tyre

7 Shikime
Life Style

Musk, afër të bëhet trilioneri i parë në botë

7 Shikime
Life Style

Vendet e Europës ku është më e lehtë për të ngarë makinën

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?