Klubi Basketbollistik “Prishtina” është përforcuar me qendrën amerikane, Donovan Smith.
Marrëveshja me basketbollistin 30-vjeçar është arritur këtë të premte, i cili luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 207 centimetra.
Basketbollisti 30 vjeçar me karrierë të pasur dhe statistika impresive sivjet gjatë garave të FIBA Europe Cup, kompleton njërën pozitë të qendrës në kuadër të rosterit aktual të ekipit tonë.
“Dalëngadalë po kompletohemi para pjesës më të rëndësishme të sezonit.”, thuhet në njoftimin e Prishtinës./IndeksOnline/Katror.info