Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizon më 25 mars, nga ora 14:00 – 15:30, një diskutim mbi Agjendën e Gjelbër në Kosovë, në kuadër të kontributeve për Raportin për Kosovën 2025, shkruan Katror.info.
Ky diskutim synon të analizojë progresin e Kosovës në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila është pjesë e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së dhe synon tranzicionin drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Çështjet kryesore që do të diskutohen përfshijnë energjinë e qëndrueshme dhe dekarbonizimin, ekonominë qarkore dhe riciklimin, ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe masat për mobilitetin e qëndrueshëm dhe uljen e ndotjes nga transporti.
Diskutimi do të mbahet në hapësirat e KCSF (Musa Tolaj, Lam A, Hyrja 1, kati i 12-të, nr. 65-1, Nartel Center, Prishtinë). Të gjithë të interesuarit mund të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 24 mars duke kontaktuar në: [email protected].
/Katror.info