Aktori i Hollywoodit, Keanu Reeves, herë pas here e ka dëshmuar veten se është një person i shkëlqyer, dhe ka qenë gjithashtu në disa filma të mrekullueshëm!
Reeves i do shumë fansat e tij me çka vërehet edhe në sjelljet e tij në takimet me ta. Kështu, ai ka befasuar një fans të ri në promovimin e librit të tij komik BRZRKR në Los Angeles.
Një djalë i quajtur Noah iu afrua Reevesit dhe i tha se ishte aktori i tij i preferuar në botë, dhe Keanu filloi menjëherë një bisedë me të. Reeves e falënderoi për mbështetjen e tij dhe më pas e pyeti nëse i kujtohej Duke Caboom nga filmi i animuar i vitit 2019 Toy Story 4, personazhi i cili ka zërin e Reevesit.
Djali i tha se ishte personazhi i tij i preferuar dhe më pas foli me Keanun me zërin e Duke Caboomit dhe e gëzoi atë, por edhe shumë njerëz në Twitter dhe video mblodhi gati tre milionë shikime.
Keanu Reeves meets 9-year-old superfan Noah at a surprise BRZRKR signing in LA! pic.twitter.com/DQ0ATnnKT9
— IGN (@IGN) April 25, 2023
Reputacioni i Keanut si një person i dashur dhe njerëzor në Hollywood shkon shumë vite më parë, kur ai themeloi një fond për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga kanceri, pasi motra e tij më e vogël Kim u diagnostikua me leukemi.
Pavarësisht se ka dhuruar miliona dollarë, aktori nuk e ka vënë emrin e tij në fondacionin, i cili mbështet familjet që vuajnë nga kanceri, por përkundrazi lejon në mënyrë anonime fondin të ndihmojë familjet.
Ai vazhdon të shfaq pozitivitet kudo dhe kurdo që i jipet mundësia. /Katror.info
Përgatiti:
