Korporata Energjetike e Kosovës njofton se kanë përfunduar me sukses të gjitha punimet e planifikuara për remontin e njësisë B1, i cili kishte nisur më 23.03.2025 dhe ka përfunduar përpara afatit të parashikuar.
Në njoftim thuhet se gjatë kësaj periudhe, janë realizuar riparime dhe përmirësime të ndryshme, duke përfshirë ndërrimin e pjesëve të dëmtuara, rinovimin e sistemeve të ndryshme dhe realizimin e procedurave të domosdoshme për stabilitetin dhe efikasitetin e njësisë.
“Falë përgatitjes dhe kontrollit të kujdesshëm, si dhe angazhimit të palodhshëm të ekipit të ekspertëve të TC-B-së, njësia B1 është sinkronizuar me rrjetin elektrik në orën 22:32 të dt: 24.04.2025 dhe aktualisht gjendja e saj është stabile.
Kjo arritje është një dëshmi e punës së shkëlqyer të të gjithë të përfshirëve dhe vlerësimit të lartë të performancës gjatë periudhës së remontit”, thuhet në njoftim./Katror.info