Ndoshta shumë herë e keni vendosur të regjistroheni në palestër, por diçka ju ka penguar. Ndoshta sikleti që mund të bëni diçka gabim dhe përfundoni në një nga ato videot që shpërndahen në internet? Mos u shqetësoni, asnjë nga njerëzit që shkojnë në palestër nuk ka ditur fillimisht se si t’i bëjë ushtrimet. Kujtojeni gjithmonë këtë dhe me siguri të gjithë ata që janë afër do të ofrohen t’ju ndihmojnë.
Ndoshta na tremb kur shohim njerëz që dinë se çfarë po bëjnë, ndoshta na vjen turp të pyesim. Por si ia bëjnë?
Çelësi qëndron tek këmbëngulja. Këmbëngulni, ndiqni programin dhe rezultati do të vijë. Askush nuk mund t’ju garantojë se sa shpejt do të ndodhë kjo, por do të ndodhë dhe varet nga ju.
Për shembull, humbja e 20 kilogramëve duket e tepërt dhe ndoshta e pamundur. Megjithatë, nëse e shihni si një proces të tërë që do t’ju çojë drejt qëllimit, por gjithashtu do të ndryshojë stilin tuaj të jetesës, gjëja ndryshon. Është si një shkallë e madhe, po, është e lodhshme të ngjitesh, por nëse e merr një shkallë në një kohë, nuk është aq keq.
Gradualisht, do të shihni se rezultati po vjen dhe qëllimi përfundimtar nuk është i pamundur. Do të jeni më të motivuar, aq më shumë do të shihni se çfarë mund të arrini. Në përfundim, këmbëngulja është gjithçka që ju nevojitet/Living.al