Beteja mes dy hiteve filmike, Barbie dhe Oppenheimer, u pagëzua zyrtarisht me emrin Barbenheimer dhe ekipi i Reddit vendosi të argëtohej pak dhe bëri një trailer për një film imagjinar që është një kombinim i këtyre dy filmave, shkruan Katror.info.
Një trailer për Barbenheimer-in e fuqizuar nga AI është shfaqur në YouTube, ku luan Matt Damon, në rolin e Gjeneral Leslie Groves në Oppenheimer dhe Margot Robbie, e cila luan Barbie.
Krijuesi i videos Curious Refuge fillimisht postoi trailerin në Reddit dhe thotë se atij iu deshën vetëm katër ditë për ta bërë. Zërat e Matt Damon dhe Margot Robbie u krijuan gjithashtu duke përdorur inteligjencën artificiale dhe traileri u bë shpejt viral, duke mbledhur më shumë se 100,000 shikime.
Barbie dhe Oppenheimer janë dy filma të zhanrit të kundërt që u shfaqën në kinematë në mbarë botën në të njëjtën ditë. Kontrasti mes komedisë për kukullën më të famshme të modës dhe thrillerit biografik për fizikanin J. Robert Oppenheimer ka shkaktuar shumë reagime në internet dhe duket se argëtimi sapo ka nisur. /Katror.info
Përgatiti:
